Dr. Anthony Fauci

Fauci: Nuk mjafton vetëm maska, duhet mbrojtur edhe sytë

Kreu i ekipit amerikanë të ekspertëve në luftën kundër COVID-19, mjeku Anthony Fauci ka porositur se mbrojtëset e syve janë shumë të rëndësishme për ta mbrojtur njeriun nga patogjenet me qëllim që të parandalohet plotësisht përhapja e coronavirusit.

“Nëse keni syze noti apo të ndërtimtarisë që mbrojnë sytë nga dëmet e mundshme, atëherë duhet t’i përdorni”, tha Fauci për ABC News gjatë një bisede të realizuar live në Instagram.

Pasi që coronavirusi është sëmundje ngjitëse dhe kalon lehtë përmes kanaleve të frymëmarrjes, ajrit dhe ndodh që të barten spërkalat kur dikush teshtit, atëherë është shumë e rëndësishme bartja e mbrojtëseve të syve.

Ekspertët e shëndetit publik e në veçanti Fauci vazhdimisht ka avokuar për një maskë universale mbrojtëse, por nuk ka arritur të bindë amerikanët që ta bartin dhe ta mbulojnë fytyrën.

Ndryshe coronavirusi ende është duke u përhapur në shumë shtete amerikane, duke mos treguar as edhe një shenjë të dobësimit, e në anën tjetër presidenti amerikan Donald Trump është pro rihapjes së shkollave dhe bizneseve, duke bërë që ekspertë si Fauci të bëjnë thirrje për bartjen e pajisjeve të ndryshme mbrojtëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!