Ballina / SPORT / Fanellë e veçantë për ndeshjen Kosovë – Angli

Fanellë e veçantë për ndeshjen Kosovë – Angli

Pas fanellës speciale që Dardanet do ta veshin ndaj Republikës Çeke, kompania 14 Fourteen që përkujdeset për rekuizitat e Kosovës ka publikuar edhe fanellën tjetër speciale, atë për ndeshjen ndaj Anglisë.

Këtë fanellë lojtarët e Kosovës do ta bartin gjatë ndeshjes, të cilën e luajnë ndaj Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja zhvillohet me 17 nëntor, dhe është e fundit e Kosovës në ciklin eleminator në fazën e grupeve. Kosovës i duhet fitore ndaj Çekisë si mysafire dhe sa paku një barazim ndaj Anglisë në “tempullin e pamposhtur” për të prekur ëndrrën e Euro 2020.

Nga ana tjetër Kosova e ka edhe një mundësi të dytë, si fituese e grupit nga Liga e Kombeve, derisa ndeshjet për këtë luhen në fillim të vitit që vjen.

Provo po ashtu

kosova, dardanet, mali zi, eufa, fifa, euro 2020

Kosova – Mali Zi

Sonte arena e madhe për Kombëtarën e Kosovës Kosovës drejt rrugës për në kampionatin evropian …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.