Familja e Janjevës: U vra në Serbi për mosmarrëveshje familjare

Familja e biznismenit kosovar, Selatin Janjeva, thotë se ai u vra në Serbi për mosmarrëveshje familjare
Familja e pronarit të kompanisë “Selo Tours” , Selatin Janjevës, të vrarë të enjten në Novi Pazar të Serbisë, ka bërë të ditur se te vrasja e tij ka ardhur për shkak të një mosmarrëveshjeje familjare.Përmes një njoftimi në rrjete sociale, familja e pronarit të kompanisë turistike “Selo Tours”, ka thënë se vdekja e tij s’ka të bëjë asgjë me ndonjë temë politike apo biznesore.

“Ju lutem, pranoni këtë njoftim si të vetmen të vërtetë të plotë në lidhje me rastin tragjik të vdekjes së Selatin Janjeva. Rasti tragjik ka të bëjë me mosmarrëveshje familjare dhe nuk ka të bëjë asgjë me ndonjë temë politike ose biznesore. Ju lutem, të keni konsideratë për dhimbjen e familjes dhe të mos shpërndahen këso informata jo të vërteta”, thuhet në njoftimin e familjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.