Ballina / KOSOVA / Familja e Astrit Deharit akuzon institucionet për mungesë transparence
dehari

Familja e Astrit Deharit akuzon institucionet për mungesë transparence

Familja e Astrit Deharit, aktivistit të Vetëvendosjes, që  u gjet i vdekur në qelinë e tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor të vitit 2016 e që mbahej në paraburgim nën dyshimin se ishte pjesëmarrës në sulmin me mjet shpërthyes kundër Kuvendit të Kosovës në natën e 4 gushtit të atij viti. ka mbajtur konferencë për media.

Shkak i konferencës është refuzimi nga prokuroria që të ia japë familjes së Astritit raportin e ekpertizës mjeko ligjore të institutit Zvicran .Refuzimi ka ndodhur me arsyetimin se Raporti i ekspertizës së Instituti Zviceran-Qendrës Universitare të Mjekësisë ligjore në Zvicër nuk mund t’i jepet familjs në origjinal, por do t’i drëzohet kur të përkthehet.

Kjo ka shkaktuar mllef tek familjarët e të ndjerit.

Avni Dehari, babai i Astritit, ka akuzuar institucionet e Kosovës për mos transparencë, duke e cilësuar këtë si “vrasja e dytë e Astritit”.

“Kur iu kërkova që të na japë një kopje të raportit origjinal na thanë që nuk e kemi. Njerëzit që kanë faj, njerëzit që kanë përlyer duart, ata që e kanë vrarë Astritin apo këdo tjetër mundohen të ia hedhin fajin njëri-tjetrit. Këta të Prishtinës më thonë shko në Prizren e ata të Prizrenit thonë shko në Prishtinë”, ka deklaruar Avni Dehari.

Ai thotë se pikërisht për shkak të mosbesimit kishin kërkuar që të kishte ekspertë të huaj për këtë rast.

“Si t’iu besohet kur thonë se nuk kanë kopje të origjinalit në zyrë dhe e kanë dërguar në përkthim. Nuk ka normë juridike që e arsyeton. Për shkak të mosbesimit që kemi pasur në institucionet e drejtësisë jemi detyruar që të kërkojmë ekspertë të jashtëm, por nuk kemi pasur besim sepse kanë shkelur të gjitha procedurat që nga fillimi”, ka deklaruar Avni Dehari. “Ata akuzojnë mediat e avokatin për politizim të rastit. Ata nuk duan të jenë transparentë, mund t’i fshehin faktet. Për ne si familje ky akt është vrasja e dytë e Astritit”.

Kurse avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka thënë se në vazhdimësi kanë kërkuar që ta posedojnë këtë raport në origjinal, të papërkthyer.

“Ne kemi pasur kërkesa të vazhdueshme që të marrim raportin e Institutit zvicran. Ky raport është kryer para dy javësh e vetëm dje Prokurorët kanë njoftuar se e kanë marrë”, ka thënë Gashi.

 

Provo po ashtu

media, gazeta

Pse kemi nevojë për gazetarinë

Shkruan: Marc Benioff* Eshtë një paradoks i kësaj kohe që jetojmë. Ne kemi një univers …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.