Ballina / Biznes / Karrierë / Falja e borxheve: Keni afat deri me 1 shtator
atk

Falja e borxheve: Keni afat deri me 1 shtator

Sakip Imeri, drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) ka ritheksuar se afati për faljen e borxheve mbyllet me 1 shtator.

Sipas tij shuma shuma e borxheve të falura deri tash arrin në 216 milionë euro, por meqë afati është i hapur ende, kjo shumë mund të shëojnë rritje të mëtutjeshme.

“Falja e borxheve është bërë në dy periudha kohore, e para deri më 2008, ndërkaq periudha tjetër prej 2009 deri më  2014, që si aksion për faljen e borxheve përfundon deri në fund të këtij muaji”, shpjegon Sakip Imeri drejtor i ATK-së

“Ata që nuk e kryejnë këtë, borxhet do të kthehen që nga 2009-2014”, shtoi Sakip Imeri .

Tutje ai përmendi se përfitues të borxheve janë edhe ndërmarrjet private.

Veç tjerash, Sakip Imeri theksoi se falja e borxheve ka rritur buxhetin e Kosoves.

Ligji për faljen e borxheve ka qenë unik, pa kushte, që ka bërë faljen e borxheve deri më 2008 dhe prej 2009 deri më 2014.

Në fund Sakip Imeri ftoi qytetarët që të shfrytëzojnë ligjin për faljen e borxheve dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për të cilën kanë ngelur dhe pak ditë.

Kush do të përfitojë nga falja e borxheve

“Sipas këtij ligji, do të falet borxhi publik – çdo shumë e papaguar e borxhit, përfshirë ndëshkimet, gjobat, interesin si dhe çdo obligim tjetër që rrjedh nga mos pagesa me kohë e kryegjësë së borxhit, sipas gjendjes me datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, që kanë qenë obligim për pagesë i personave ndaj Institucioneve Shtetërore në emër të obligimeve tatimore, doganore dhe tatimit në pronë, si dhe të gjitha obligimeve tjera financiare ndaj Ndërmarrjeve Publike që ofrojnë shërbime publike, në emër të shërbimeve të ofruara, për qytetarët në Republikën e Kosovës deri me datë 31 dhjetor 2008”, kishte shpjeguar më 2015 Ministri i atëhershëm i financave, z. Avdullah Hoti .

Sipas vlerësimeve të Hotit shuma e borxhit që parashikohej të falet vlerësohej në  rreth 680 milion euro, nga të cilat 148 milion euro ishin borxhe ndaj ATK-së, rreth 6 milionë borxh ndaj Doganës së Kosovës, rreth 57 milionë borxh ndaj tatimit në pronë si dhe rreth 465 milionë borxh ndaj ndërmarrjeve publike.

Ligji për faljen e borxheve publike

Për të përfituar nga falja e borxheve sipas Ligjit për faljen e borxheve Publike personat fizik dhe juridik duhet të ndjekin këtë procedurë:

a) duhet kryejnë pagesën e plotë të obligimeve për periudhën nga 01 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014, atëherë personat e këtillë, përveç faljes së tërësishme të borxhit për periudhën deri me 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë edhe me faljen e gjobave, ndëshkimeve, interesit dhe çdo obligim tjetër që rrjedh nga mos pagesa me kohë e kryegjësë së borxhit për periudhën 01 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014; ose

b) të lidhin marrëveshje me Institucionin Shtetërorë apo Ndërmarrjen Publike për pagesën e borxheve me këste për periudhën 01 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014, Në rastin kur arrihet marrëveshja, atëherë personat e këtillë, përveç faljes së tërësishme të borxhit për periudhën deri me 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë edhe me faljen e ndëshkimeve për periudhën 01 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014. Pagesa e borxhit sipas këtij paragrafi duhet te kryhet :

– brenda afatit prej dy (2) vitesh për personat juridik nga data e lidhjes së marrëveshjes; dhe

– brenda afatit prej tri (3) vitesh nga personat fizik, nga data e lidhjes së marrëveshjes.

Kategoritë sociale janë përjashtohen nga pagesa e këtyre obligime edhe pas vitit 2008 etj.

Provo po ashtu

Kontaminohet uji i pijes në Rahovec

Gjendje alarmante për shkak të kontaminimit të ujit të pijes ka shpallur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.