Falë teknologjisë mendja e juaj mund të lexohet si libri

Bindjet tona më të pathyeshme, dhe idetë tona më sekrete, nuk janë më të mbrojtura sic mendonim.

Sipas një kërkueseje të Universitetit të Uashingtonit, mendja jonë mund të lexohet ashtu sic mund të lexohet një libër i thjesht.
Por si ndodh kjo?.
Janë hakerat, që mund të realizojnë thithjen e ideve dhe mendimeve tona, përmes një forme shumë të thjeshtë.

Sipas shkencëtares Tamara Bonaci, e cila ka referuar gjatë një konferencë me temë “Enigmat mbi sigurinë”, është e mundur që të zbulohen idetë politike dhe fetare, paragjykimet, frikërat personale, madje edhe kushtet shëndetësore. Dhe kjo shkruan TechSot.al, është e mundur falë valëve cerebrale, të prodhuara në reaksion me imazhe subliminale të thella, që demonstrohen për milisekonda.

Gjatë testimit, pacientët, ishin të lidhur me 6 elektroda, dhe luanin një lojë që ka të bëjë me kreativitetin, me rastin e Flappy Whale, në të cilin ishin të inseruara imazhe që kanë të bëjnë me disa vende restorantesh, dhe kompani prodhuese makinash.

Me të njëjtën teknikë, është e mundur të zbulosh shumë më shumë nga sa perceptojmë, dhe madje, individi, nuk ka mundësi ta fsheh informacionin, pasi askush nuk është në gjendje të kontrollojë valët cerebrale.

Megjithatë kërkuesja thotë se është mjaft të vështirë të marrësh këtë lloj infirmacioni, vetëm duke monitoruar valët cerebrale, të njerëzve pa dijeninë e tyre. Por kjo ka të bëjë vetëm me teknologjinë që disponojmë sot,në të ardhmen nuk i dihet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.