fbpx

Faktorët që ndikojnë në rritjen e shëndetshme të fëmijëve

Të kujdesesh mirë për fëmijën në këtë kohë ka përfitime të jashtëzakonshme për të dhe për gjithë familjen. Nëse të rriturit që duhet të kujdesen për të, e neglizhojnë apo e lënë “të rritet vetë” gjatë kësaj periudhe, pasojat mund të jenë afatgjata. Ka disa faktorë kryesorë që ndikojnë në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës në këto vite kyçe.

Faktorët kryesorë për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës në vitet e para

Shëndeti i fëmijës ndikohet nga ajo që ndodh gjatë shtatzënisë si dhe 3 viteve të para të jetës, por dhe nga shëndeti i nënës e sjelljet e saj gjatë shtatzënisë. Pesha e lindjes së foshnjës, ushqyerja me gji, pirja e duhanit ose qëndrimi në mjedis me duhan, vaksinat janë disa nga faktorët kryesorë që ndikojnë në shëndetin e fëmijës;

Cilësia e marrëdhënies mes prindërve, cilësia e kujdesit për fëmijën e vogël dhe lidhja që ndërtohet mes bebes dhe prindërve ndikojnë në procesin e të mësuarit dhe shkollë, në aftësitë shoqërore, vetëvlerësimin, sjelljen si dhe shëndetin mendor e fizik;Shëndeti mendor i prindërve lidhet ngushtë me zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës, sidomos me zhvillimin e tij shoqëror, emocional dhe të sjelljes;Aktivitetet që prindërit bëjnë me fëmijët në shtëpi, si p?r shembull  bisedat, leximi i librave, loja me ta përcaktojnë zhvillimin e ardhshëm të fëmijës dhe dëshirën e tij për të shkuar në shkollë.

Një mjedis familjar që nxit mësimin e fëmijës, ka ndikim më të madh se faktorët social- ekonomikë, statusi, niveli arsimor i nënës dhe të ardhurat e familjes;
Edukimi i hershëm cilësor është thelbësor në arritjet e fëmijëve, sidomos të atyre që vijnë nga familje/komunitete në vështirësi, sepse shumica e fëmijëve që arrijnë një nivel të mirë zhvillimi në vitet e para, vazhdojnë kështu edhe më pas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.