Ballina / KURIOZITETE / Fakte të çuditshme mbi Nikola Teslën

Fakte të çuditshme mbi Nikola Teslën

Sipas një legjende familjare, kur lindi, mamia tha se Tesla do të ishte një fëmijë i errësirës (ndoshta për shkak të rrufesë që sillte fat të keq). Nëna e tij, megjithatë, u përgjigj disi në mënyrë profetike: “Jo, ai do të jetë një fëmijë i dritës”

Ai lindi gjatë një stuhie me rrufe (9 korrik 1856)

Tesla ishte një ambientalist, dhe kjo është arsyeja përse studioi mënyra për të siguruar energji natyrore nga toka dhe ajri.

Ndonëse kishte miq mjaft të famshëm, vetë Tesla nuk ishte kurrë aq i pasur apo i famshëm. Kolegët e tij sipërmarrës patën më shumë sukses (si Thomas Edisoni).

Tesla ishte me të vërtetë i mirë në bilardo dhe ishte i njohur edhe për ngacmime që u bënte njerëzve.

Tesla fillimisht punoi për Thomas Edisonin për gjeneratorët e rrymës së drejtpërdrejtë. Ai më vonë u largua për të ndjekur idenë e tij – një motor rryme alternative me induksion. Kjo çoi në atë që disa e kanë quajtur “Luftërat e rrymave”.

Pavarësisht mungesës së pasurisë personale, ai kishte lidhje me disa vende. Në fakt, ai jetonte në hotelin Ualdorf Astoria gjatë kulmit të epokës së artë!

Tesla pretendonte se flinte vetëm për 2 orë çdo natë (megjithëse pranonte se dremiste pasditeve).

Megjithëse rivaliteti midis Edisonit dhe Teslas është bërë një legjendë, historianët theksojnë se të dy kishin shumë respekt të ndërsjellë. Edisoni madje i dha Teslës një laborator kur iu dogj i tiji.

Tesla ishte i njohur për kujtesën e tij fotografike. Në fakt, ai mësonte përmendësh libra të tërë!

Sipas një legjende familjare, kur lindi, mamia tha se Tesla do të ishte një fëmijë i errësirës (ndoshta për shkak të rrufesë që sillte fat të keq). Nëna e tij, megjithatë, u përgjigj disi në mënyrë profetike: “Jo, ai do të jetë një fëmijë i dritës”.

Sipas legjendës, Tesla kishte një makinë tërmetesh në laboratorin e tij në Manhattan. Ndërkohë që dridhej shumë, nuk ishte në të vërtetë një makinë tërmetesh. Ishte një oshilator me frekuencë të lartë.

Një nga manitë më interesante të Teslës ishte se ai urrente të prekte flokët.

Ai ishte i fiksuar me numrin 3.

Një nga shpikjet më interesante të Teslës ishte një kullë që ndërtoi në Long Island. Pretendohet se kishte për qëllim të thithte energji elektrike nga ajri. Në vitin 1917, megjithatë, falimentoi pasi iu desh që të paguante huadhënësit.

Deri tani mund të keni kuptuar se Tesla ishte një djalë i çuditshëm. Një nga idetë e tij më të çuditshme? Nuk duronte dot objektet e rrumbullakëta!

Kur ishte fëmijë, Tesla kishte makthe të forta, diçka që historianët besonin se e ndihmuan të imagjinonte shpikjet e mëdha që bëri më vonë në jetë.

Në një mënyrë apo një tjetër, Tesla parashikooi edhe rrezet X, edhe radarin.

Tesla besonte se për të qenë i suksesshëm duhej të dukej i suksesshëm. Ai madje mbante doreza të bardha gjatë darkave dhe krenohej si njeri që vishej me shumë sqimë.

Duke qenë se Mark Tueini kishte probleme me tretjen, Tesla thuhet se i sugjeroi të qëndronte mbi “makinën e tërmetit” derisa të tronditej deri në palcë.

Tesla ishte i njohur për zakonet ekstreme të higjienës, që dyshohet se vinin për shkak të një episodi gati fatal të kolerës, kur ishte më i ri.

Pavarësisht se i dhënë pas eksperimenteve, Tesla ishte i njohur për zgjuarsinë dhe ndjenjën e humorit. E famshme është batuta e tij për Rudyard Kipling si një “që derdh bojë shkrimi”.

Ndërsa kërkonte fonde nga J.P. Morgan në vitin 1901, Tesla e përshkroi shpikjen që po punonte … një telefon celular! Natyrisht, ai nuk e quajti ashtu (ai përdorte më shumë terminologji teknike), por Tesla ishte shumë përpara kohës së tij.

Sistemi hidroenergjetik i Teslas bazohej në ujëvarat, diçka që Tesla e quajti “rrotullamja e natyrës”.

Tesla i urrente perlat dhe nuk pranonte të fliste me gra që i mbanin ato.

Për ta bërë të qartë … Tesla dhe Edisoni kishin një marrëdhënie dashuri / urrejtje. Megjithëse Edisoni fillimisht e injoronte, në fund ai e respektonte shumë Teslën.

Provo po ashtu

Mësimi i jetës: Çka ndodhë kur dhëmbëve të mprehtë ua tregon sqepin? (VIDEO)

Ne të gjithë mund të hamendësojmë se si mund të duket rezultati i një zënke …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.