Femrat përdorin pa masë këpucët me taka, por ka disa fakte që as vet ato nuk ia kanë idenë. Adhurojnë këpucët Loubotini, por nuk e dinë se përse sholla e tyre është e kuqe.
Ne ju ftojmë të lexoni më poshtë disa gjëra të reja. – Meshkujt ishin të parët që përdorën këpucët me taka në shekullin XX. Bëhet fjalë për kalorësit, të cilët ishin të detyruar të mbanin çizme me pak takë në ushtri.
– Këpucët në formë platforme u përdorën për herë të parë nga aktorët grekë në lashtësi, për të treguar statusin shoqëror.
– Atletet (Sneakers), morën këtë emër pasi goma që ndodhet në thembrën e tyre nuk bën zhurmë. – Sholla e kuqe tek këpucët Loubotini u frymëzua nga një vizatim i Andy Warhol në vitin 1993.
-Në shumë raste, rroga përcakton edhe llojin e këpucëve që ju vishni në punë.
– Femrat kanë më shumë varësi ndaj këpucëve dhe janë më shumë të fiksuara pas tyre, se sa pas ndjekjes së modës së veshjeve.
– Ikona Audrey Hepburn kishte aftësinë që ti bënte edhe këpucët e meshkujve të dukeshin si femrash, nëpërmjet kombinimit të mirë të tyre me veshjet.
– Salvatore Ferragamo krijoi për herë të parë këpucët me takë ortopedike, kur Italia vuante nga mungesa e tregtisë me vendet e tjera në vitin 1940.
– Banorët në Havana përdorin thuajse të gjithë sandalet japoneze.
– Edhe pse është thuajse e pamundur të gjeni foto të tij në internet, Jeffrey Campbell është një person dhe ekziston vërtetë.