Ballina / KRYESORE / FakeNews: Paracetamoli nuk ka Machupo, problemi është tjetër!
paracetamol

FakeNews: Paracetamoli nuk ka Machupo, problemi është tjetër!

Me shpejtësinë marramendëse është përhapur lajmi i rremë (FakeNews) se tabletat Paracetamol P/500 përmbajnë virusin vdekjeprurës të quajtur machupo, por kjo është një gënjeshtër që ka pushtuar rrjetet sociale vjet, e po shpërndahet përmes mesazheve në Facebook edhe sivjet.

Janë probleme tjera që frigojnë ekspertët kur është në pyetje ky ilaç. Problemi kryesor janë pasojat eventuale që mund të lindin nga mbidoza, apo përdorimi i tepruar i tabletave.

Së pari për dezinformatën përkitazi me virusin MACHUPO

Për herë të parë kjo dezinformatë u përhap në mediat aziatike vjet në shkurt, për tu shtrirë më pas edhe në mediat e vendeve tjera të botës. Hulumtimet e infoglobit shpiejnë te informacione tjera. Pas analizave të thukëta autoritetet shtetërore në Indonezi, e më pas edhe në Malejzi kanë dalur me komunikatën se këto pretendime janë gënjeshtra. Kursemediat në Indi, duke iu referuar ekspertëve farmaceutike kanë publikuar shkrimin se “po të ishte i vërtetë fakti se Paracetamoli përmbanë virusin vdekjeprurës, gjysma e banorëve do të ishin prekur nga ai, madje në shkallë masive, kurse gjendja shëndetësore do të shpallej si e jashtëzakonshme” .

U publikuar shumë raporte që thjeshtë lajmin se ilaçi e ka virusin, e demantonin edhe në mënyrë shkencore.

“Virusi Mapucho nuk do të mund të mbijetonte procesin e prodhimit të ilaçit, sepse është virus shumë jetëshkurtër”, ishte njëri nga shpjegimet.

Me fjalë tjera as sot e kësaj dite nuk ka prova se Paracetamoli në çfarëdo forme do të përmbante një virus të tillë. Përkundër kësaj gjatë javës së shkuar, pra një vit më vonë, kjo informatë shpërndahet në Serbi, e gjatë 48 orëve të fundit masivisht po shpërndahet edhe në Kosovë.

Prova për ndërlidhshmërinë e Paracetamolit me viruse vdekjeprurëse nuk ka ende. Po ashtu nuk ka asnjë rast vdekjeje pacientësh nga ky virus. Nuk kishte as vjet kur dezinformata u qarkullua për herë të parë.

Virusi Machupo ndodhet në Bolivi dhe në disa vende të Amerikës Latine. Ai përhapet përmes minjve, por njeriu mund të preket nga virusi edhe përmes kontaktit, ajrit, ujit e ushqimit të kontaminuar. Njëra nga sëmundjet që e shkakton ky virus quhet “ethet hemorragjike boliviane” ose “tifoja e zezë”. InfoGlobi mëson se për herë të fundit në Bolivi raste nga kjo sëmundje janë regjistruar në vitin 2004, kur kanë vdekur 6 persona. Të gjithë anëtarë të së njejtës familje.

Pra kaq sa i përket kësaj (Dez) informate.

Cilat janë atëherë problemet e Paracetamolit? 

Më 15 Dhjetor të vitit të shkuar , Agjencia Evropiane e Mjekësisë (EMA) ka rekomanduar që të suspendohet regjistrimi  i produkteve të modifikuara që përmbajnë Paracetamol, për shkak se pasojat e overdozës, pra përdorimit të tepruar të këtyre substancave, dëmet për shëndetin e njeriut mund të jenë më të mëdha se dobitë.

Rregullatori i tri shteteve të BAshkimit Evropian për produktet farmaceutike (CMDH) është pajtuar me këtë rekomandim ngase nuk ka mënyrë që mund të provojnë se overdozat mund të menaxhohen. CMDH pra, ka miratuar rekomandimin se “duhet të suspendohen autorizimet marketing të ilaçeve që përmbajnë paracetamol të modifikuar, madje në të dy rastet, a) kur substancat përdoren si të vetme, dhe b) kur paracetamoli i modifikuar përdoret me opiodin tramadol”.

EMA planifikon të suspendoj autorizimet e marketingut të këtyre produkteve deri në momentin kur BE të dalë me masat konkrete që do të parandalojnë përdorimin e tepruar të paracetamolit dhe situatat e overdozimit të tij.

Deri atëherë Paracetamoli ekzistues do të shitet në treg si zakonisht, por regjistrimi për kontingjente të reja për te do të mungojë. /infoglobi/e

@InfoGlobi

Check Also

energjia

Haradinaj: Rryma nuk do të shtrenjtohet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas raportimit në media se ai ka paralajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *