Ballina / TEKNOLOGJI / Facebook vje me televizionin ‘Watch’
Facebook TV Watch

Facebook vje me televizionin ‘Watch’

Pas shumë thashethemeve për “Facebook TV”, ai vjen vërtetë. 

Rrjeti social me 2 miliardë përdorues publikon “Watch”, një aneks për videot ku nxjerr episode, spektakle, ngjarje sportive që do të bëjë trampolinën dhe për prodhime origjinale.

Kjo risi për momentin është për një grup të ngushtë përdoruesish në SHBA, por pas kësaj faze fillestare ky opsion do të zgjerojë zonën e vet. Një lëvizje që sfidon platforma si YouTube apo Netflix.

“Të shohësh një spektakël nuk duhet të jesh pasiv, mund të jetë rasti për të shpërndarë një eksperiencë e për të bashkuar persona që duan të njëjtat gjëra”, shpjegon Mark Zuckerberg në një postim.

Watch, shpjegon Facebook, do të jetë i aksesushëm nga të gjitha platformat e rrjetit: web, aplikacioni për telefona dhe “smart tv”.

@Fluidi

Provo po ashtu

super kompjuteri

Lëshohet kompjuteri më i shpejtë në botë

Super-kompjuteri i ri i SHBA-së është dy herë më i fuqishëm se kompjuteri që aktualisht …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.