Ballina / Kulturë / Facebook-u me program të ri kundër imazheve lakuriq të fëmijëve
facebook, femijet

Facebook-u me program të ri kundër imazheve lakuriq të fëmijëve

Facebook njoftoi se ka vënë në përdorim një program të ri, që sinjalizon për imazhe lakuriq të fëmijëve. Programi e kishin ndihmuar kompaninë të hiqte 8.7 milionë fotografi të tilla, gjatë tre muajve të fundit.

Facebook-u tha se programi është vënë në përdorim gjatë vitit të kaluar dhe përmirëson identifikimin e përmbajtjeve të papërshtatshme, ndërsa analizon një numër masiv fotosh në rrjetet sociale.

Kompania njoftoi se po i forcon masat e kontrollit për të mbështetur politikën e saj të ndalimin të fotografive të të miturve me përmbatje seksuale. Programi po ndihmon në efikasitetin e ekipit të trajnuar për përmbajtjet problematike kundrejt miliarda postimeve që bëjnë përdoruesit e Facebook-ut çdo ditë.

Facebook-u njoftoi gjithashtu se ka nisur të përdorë dhe një program që identifikon përdorimin e rrjetit social për të krijuar shoqëri me të mitur me qëllim shfrytëzim seksual të tyre.

Gjigandi i medias sociale tha se do të zbatojë të njëjtën teknologji dhe në Instagram.

@Fluidi

Provo po ashtu

dita e pavaresise 1912

Dokument: Pavarësia s’është shpallur më 28 nëntor në Vlorë

Diplomati dhe ish- ambasadori Shaban Murati publikon një artikull që mund të ndryshojë rrjedhën e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.