Sulmohen gati 50 milionë llogari në Facebook

Facebook sot ‘mbushi’ 16 vjet

Rrjeti social më i madh në botë sot feston 16 vjetorin e krijimit. Miliarda përdorues dhe faqe biznesi në mbarë botën,  bëjnë që Facebook të jetë kompania që shënon rritjen më të madhe të të ardhurave në dy vitet e fundit.

Mark Zuckerberg, themeluesi i këtij rrjeti social, në një postim në facebook ka kujtuar fillimin e punës dhe rrugëtimin 16 vjeçar deri më sot.

“Sot është ditëlindja e 16-të e Facebook-ut! Kur fillova ndërtimin e faqes në internet, kurrë nuk e imagjinoja se do të rritet për të lidhur miliarda njerëz. Mendova se diçka e tillë duhej të ndërtohej për botën, por e kuptoja se dikush tjetër do ta bënte atë. Por ne besuam më thellë në fuqinë e lidhjes së njerëzve, kështu që vazhduam të përparonim kur të tjerët dyshonin” ka shkruar në murin e tij në Facebook Mark Zuckerberg.

Më tutje ai shpjegon se ka mësuar shumë që nga viti 2004 e sidomos gjatë viteve të fundit.

“Një nga mësimet më të rëndësishme që kam mësuar është që gjithmonë të mbështetemi në parimet tuaja, edhe kur ato janë jopopullore ose jashtë modës. Ne besojmë se përparimi ndodh kur ju u jepni njerëzve një zë dhe i bashkoni njerëzit. Kjo është ajo për të cilën ne duam. Ne e dimë që do të ketë çështje kur t’u jepni më shumë njerëzve një zë dhe mënyra të reja për t’u lidhur, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për t’i adresuar ato. Por ne besojmë në fuqizimin e njerëzve, sepse në fund të ditës, ne besojmë te njerëzit. Këto ide themelore na kanë udhëhequr për 16 vitet e fundit dhe ato do të vazhdojnë të na udhëheqin për një kohë të gjatë. Faleminderit që jeni pjesë e këtij komuniteti” ka shkruar mes tjerash Zuck.

Do theksuar se miliarda përdorues të facebook-ut do të marrin një njoftim se një video përmbledhje e jetës së tyre që kur kanë filluar ta përdorin facebook-un është i gatshëm për t’u shikuar. Përmbledhjet ‘Look Back’ përmbajnë 15 fotografitë, statuset dhe ngjarjet e jetës së përdoruesve që kanë më shumë pëlqime.

Këto video janë një përkujtues se për shumë njerëz facebook-u është bërë mënyrë e zakonshme e dokumentimit të jetës së përditshme. Facebook është themeluar më 4 shkurt 2004 nga Mark Zuckerberg dhe shokët e tij nga Universiteti i Harvardit Eduardo Saverin Andreë McCollumDustin Moskovitz dhe Chris Hughes.

Fillimisht anëtarësimi në facebook ishte i kufizuar vetëm për studentët e Harvardit, por më pas është zgjeruar në kolegje të tjera. Më vonë është mundësuar regjistrimi i nxënësve të shkollave të mesme, ndërsa tani në facebook mund të regjistrohet çdokush që pretendon të jetë mbi 13 vjeç./infoGLOBI/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.