facebook

Facebook po braktiset nga të rinjtë

Të rinjtë po ia kthejnë shpinën rrjetit shoqëror Facebook, thuhet sipas një raporti të ri.

Dy milionë njerëz të rinj, nën moshën 25 vjeçe, do të ndalojnë përdorimin e rrjetit social këtë vit, parashikon kompania hulumtuese eMarketer.

Facebook ka një “problem të rinjsh”, tha kompania, duke shtuar se pret që të rinjtë do ta përdorin gjithnjë e më pak rrjetin social në të ardhmen, transmeton Gazeta Express.

Për herë të parë, shumica e përdoruesve të internetit në SHBA mes moshave 12 dhe 17, nuk do ta përdorin Facebookun një herë në muaj këtë vit, tha eMarketer.

Kompania shtoi se, përderisa 83% e përdoruesve të rrjetit social (të moshave 18-24) do ta përdorin Facebookun më 2018, përqindja do të bie në 81.5% deri më 2021.

Numri i përdoruesve të Facebook në SHBA, të moshës 11 dhe më të re gjithashtu pritet të bie për 9.3% gjatë vitit.

Ndërkohë, Snapchat mund të fitojë nga kjo humbje e Facebook. Rreth 43% e përdoruesve të rrjeteve sociale do të përdorin Snapchat këtë vit, për të cilin eMarketer tha se është dy herë më shumë se parashikimi i bërë tri vite më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.