Ballina / TEKNOLOGJI / KriptoZona / Facebook planifikon monedhën digjitale Libra
Facebook-780x439

Facebook planifikon monedhën digjitale Libra

Kompania e mediave sociale Facebook ka zbuluar planet për të lëshuar në qarkullim, vitin e ardhshëm, një monedhë të re digjitale, të quajtur Libra.

Facebook tha se njerëzit do të jenë në gjendje të bëjnë pagesa me monedhën nëpërmjet aplikacioneve të tyre, si dhe përmes shërbimit të mesazheve WhatsApp.

Kompanitë e pagesave Uber dhe Visa gjithashtu kanë të ngjarë të pranojnë atë në të ardhmen, njoftoi kompania.

Por, ka pasur shqetësime se si do të mbrohen paratë, dhe të dhënat e njerëzve, si dhe mbi paqëndrueshmërinë e mundshme të monedhës.

Facebook tha se Libra do të menaxhohet në mënyrë të pavarur, dhe se pagesa me të do të ishte po aq e lehtë sikurse shkëmbimi i mesazheve.

Për sektorin e pagesave kjo është goditja e rradhës që bëhet nga një gjigant i teknologjisë, pasi më parë të njëjtën e kishin bërë kompanitë Google Pay, Apple Pay dhe Samsung Pay – edhe pse asnjë nga këto shërbime nuk bazohet në një monedhë digjitale.

Provo po ashtu

solaris_bank

Banka gjermane ofron llogari të dedikuara për kriptovaluta

Banka gjermane Solarisbank lansoi një shërbim të ri bankar i cili ka në fokus klientët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.