Ballina / TEKNOLOGJI / Facebook përfundimisht hoqi nga përdorimi “Ticker Feed”

Facebook përfundimisht hoqi nga përdorimi “Ticker Feed”

Facebook ka hequr një nga opsionet e njohura që ju lejonte të shihnit në çdo kohë aktivitetin e miqve tuaj dhe miqve të tij.

Edhe pse Facebooku u ka dhënë shumë mundësi përdoruesve të shohin aktivitetin e të tjerëve, duket se tashmë ka nisur të vendosë disa kufizime.

Ai ka hequr “Ticker Feed”, panelin në të djathtë të faqes që zbulonte çfarë bënin miqtë tuaj në kohë reale.

Ky opsion ishte prezantuar për herë të parë në vitin 2011 dhe zbulonte kur dikush pëlqente një foto, apo komentonte postimin e një profili.

“Përshëndetje të gjithëve, ky opsion nuk është më i disponueshëm”, ka shkruar një teknik i Facebookut. Kompania e njohur ka vendosur të edukojë përdoruesit e saj të shohin punën e tyre.

@Fluidi

Provo po ashtu

Roboti si njeri shihet duke ecur rrugëve, panik në internet

Roboti si njeri shihet duke ecur rrugëve, panik në internet

Një video e një roboti që i ngjan njeriut është duke qarkulluar me të madhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.