Ballina / TEKNOLOGJI / Facebook me program të ri i cili parandalon vetëvrasjet
Facebook_infoglobi

Facebook me program të ri i cili parandalon vetëvrasjet

Pas testeve të suksesshme në SHBA të programit të njohjes, Facebook do ta përhapë dhe në vendet e tjera, për të gjurmuar tentativa të përdoruesve për tu vetëvrarë. Ka qënë vetë kompania që ka bërë një deklaratë për këtë.

Facebook nisi të testojë programi në SHBA në mars, kur kompania nisi të skanojë tekstet e Facebook, postimet dhe komentet për fraza që mund të ishin sinjali për ndonjë tentativë vetëvrasje.

Facebook nuk ka bërë ende të ditur detaje teknike të programit, por kompania thotë se programi i saj kërkon disa fraza të caktuara që mund të jenë gjurmë si pyetjet “Je mirë?”, dhe “A mund të të ndihmoj?”

Nëse programi kap një tentative potenciale, dërgon alarmin në skuadrën e Facebook, të specializuar për raste të tilla.

Sistemi i sugjeron burime përdoruesit apo miqve të personit të telefojnë në linjën e ndihmës. Ka raste që punonjësit e Facebook lajmërojnë autoritetet lokale të ndërhyjnë.

 

@Fluidi

Provo po ashtu

iphone infoglobi

Ja si të zbuloni për 5 minuta nëse iPhone-i juaj është origjinal apo fals

Shumë njerëz kur blejnë një celular të ri duan ta dinë nëse ai është origjinal apo dikush është duke …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.