Ballina / BOTA / Facebook ka mbyllur dhjetëra mijëra aplikacione

Facebook ka mbyllur dhjetëra mijëra aplikacione

Facebook ka mbyllur dhjetëra mijëra aplikacione si pjesë e hetimit që filloi pas skandalit të qasjes në informata pa leje të shumë përdoruesve nga Cambridge Analytica.

Jo të gjitha aplikacionet e mbyllura kanë shfaqur kërcënim për përdoruesit, tha kompania.

Facebook u vu nën presion të madh më 2018 pasi u zbulua se Cambridge Analytica ka pasur qasje në informata të përdoruesve.

Kjo kompani që merret me konsulencë, ka shfrytëzuar këto të dhëna, të cilat janë marrë përmes një kuizi, për të targetuar reklamimet politike.

Facebook ishte dënuar me 5 miliardë dollar nga Komisioni Federal i Tregtisë në SHBA, që konsiderohet si dënimi më i madh financiar ndaj ndonjë kompanie për shkelje tëprivatësisë së përdoruesve.

Provo po ashtu

A po shtyhet sërish BREXIT-i

Ligjvënësit britanikë kanë votuar një amandament të shtunën që mund të shtyjë procesin e daljes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.