Ballina / TEKNOLOGJI / FaceApp: rusët me aplikacion të plakjes!
face app

FaceApp: rusët me aplikacion të plakjes!

Transformimi i fytyrave është mjaftueshmërisht realist aq sa duket sikur është natyrale

Askush nuk i reziston tundimit për të parë në foto se si do të jetë kur të plaket. Quhet FaceApp dhe po bëhet tendenca e kësaj vere. Aplikacioni ka pushtuar Facebook-un dhe Instagram-in me foto që na shohin të plakur përmes goditjes së inteligjencës artificiale.

Në pak sekonda aplikacioni të jep mundësinë të zgjedhësh çfarë do të bësh me foton, do të plakesh apo do të rinohesh. Meshkujt zgjedhin plakjen.

Janë me miliona postime të shpërndara  në këto ditë. Shumë efekte që mund të aplikohen në foto janë me pagesë dhe tarifat variojnë nga 3.99 euro për ata që zgjedhin një abonim mujor, 19.99 euro për abonim vjetor dhe 43.99 euro për abonim të përjetshëm.

Shumë kanë tendencën të besojnë se FaceApp është në pronësi të Facebook ose ndoshta të Instagram (edhe pse do ishte e njëjta gjë). Por nëse analizojmë detajet, zbulohet se aplikacioni është hedhur në janar të vitit 2017 nga Wireless Lab, një kompani ruse me seli në Shën Peterburg, e themeluar nga Yaroslav Goncharov.

Faqja në Facebook e FaceApp është hapur në 27 janar 2017 dhe sot numëron më shumë se 310 mijë ndjekës. Dhe nga seksioni  ‘Transparenca e faqes’, mësohet se administratorët e saj janë 4; 3 rusë dhe 1 ukrainas.

Është evidente tashmë se ky aplikacion është i lidhur ngushtë me Rusinë. Dhe duhet të nënvizuar që pas lojës, ka insinuata të rënda lidhur me privatësinë. Në seksionin e aplikacionit dedikuar përdorimit të informacioneve lexohet se aplikacioni “mund të bashkëndajë përmbajtjen dhe informacionet e përdoruesve me kompanitë që bëjnë pjesë në grupin e shoqërisë së FaceApp”.

Provo po ashtu

Twitter

Me “GoodTwitter” mund ta riktheni versionin e rrjetit për desktop

GoodTwitter është shkarkuar nga mijëra përdorues Chrome dhe Firefox. Një përdorues i Twitter dhe zhvilluesi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.