kompani lobuese e teknologjike

Evropë: Kompanitë teknologjike, sa kohë e euro shpenzuan për lobim

Bazuar në të dhënat e Transparency International, kur bëhet fjalë për lobimin e kompanive teknologjike në Evropë, Microsoft mban vendin e parë si kompania që shpenzon më shumë.

Gjigandi i softuerëve ka patur 84 takime të nivelit të lartë në nga 2014-ta me Komisionin Europian dhe ka shpenzuar 4,5 milionë euro duke lobuar.

Vendin e dytë e mban kompania Google me 4.25 milionë euro të shpenzuara në 153 takime të nivelit të lartë, një kompani e cila u ndëshkua nga Komisioni Europian me një gjobë të majme prej 2.6 miliardë eurosh për praktika të pandershme në rezultatet e kërkimit.

Sipas renditjes së Transparency International vendin i tretë i takon Amazon me 1.75 milionë euro të shpenzuara në 33 takime të nivele të larta.

Në vend të katërt renditet Facebook me 1 milionë euro të shpenzuara në 68 takime të nivele të larta.

Në vendin e pestë renditet Apple përsëri me 1 milionë euro të shpenzuara në 26 takime të nivele të larta.

kompani lobuese e teknologjike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.