Ballina / OP./INTERVISTA / Evropa nuk është realiste
Evropa nuk është realiste

Evropa nuk është realiste

BE-ja do të paguajë, që Turqia të pranojë refugjatët e kthyer nga Evropa. Marrëveshje të tjera të ngjashme, janë nënshkruar me Libinë.

Adam Tooze

Teoricienët e realizmit politik, supozojnë se shtetet kanë ankthe të sigurisë, dhe i oriejtojnë politikat e tyre në përputhje me rrethanat. Është pikërisht kjo linjë që prodhon pasiguri për fqinjët e tyre.

Marrëdhëniet e Evropës me fqinjët e saj arabë, dhe me kolonitë e saj të dikurshme, nuk janë vetëm një histori e mbushur me rreziqe. Samiti i pashembullt midis Lidhjes Arabe dhe Bashkimit Evropian në Sharm El-Sheikh të Egjiptit në datat 24-25 shkurt, ishte një përplasje e regjimeve politike.

BE-ja krenohet me një politikë të jashtme, të bazuar në vlera që afirmojnë demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut. Nga 30 shtetet arabe që u takuan në Egjipt, vetëm Tunizia i afrohet plotësimit të këtyre kritereve. Në fund, 20 liderë evropianës, përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel, morën pjesë në samit, ku 2 udhëheqës, presidenti sudanez Omar Al-Bashir dhe princi i kurorës së Arabisë Saudite Muhammed bin Salman, kishin rënë dakord ta bojkotin aktivitetin.

Kjo mund të ketë mërzitur disi evropianët, por efekti i dukshëm ishte vlerësimi i mikpritjes nga ana e presidentit të Egjiptit, Abdel Fattah El-Sisi. Sisi është një ish-gjeneral, rrëzoi qeverinë e zgjedhur me vota të Vëllazërisë Myslimane në verën e vitit 2013, me koston e qindra të vrarëve. Nga atëherë, ai e ka qeverisur vendin me një grusht të hekurt, duke burgosur dhjetëra gazetarë sipas ‘Human Rights Ëatch’, si dhe 60.000 kundërshtarë e tij politikë. Vetëm muajin e kaluar, u vranë 9 anëtarë të Vëllazërisë Myslimane.

Përmbysja e qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike, pas revolucioni të vitit 2011, u jusfitikua në fillim si diçka kalimtare. Por mbështetësit e Sisit, po forcojnë kontrollin e përgjithshëm, për të qëndruar në pushtet të paktën deri në vitin 2034. Gjithsesi, të paktën El-Sisi kujdeset të ketë fasadën e një burri shteti modern.

Sauditët, as që shqetësohen fare për këtë. Evropa, është mësuar ta portretizojë sakrifimin e të drejtave të drejtave të njeriut, si koston e nevojshme të diplomacisë në një botë anarkike. Por kjo është vetë mashtruese. Çështja e vërtetë, është se pse Evropa mendon se është kaq thelbësore të kultivohen marrëdhënie qeveritare, me qeveritë e regjimeve të tilla autoritare.

Arsyeja themelore e një samiti me Ligën Arabe, është se Evropa duhet të bisedojë me fqinjët e saj. Kjo është e vështirë të mohohet. Por nga samiti i Sharm El-Sheikh, nuk u arrit ndonjë gjë e madhe. Por ai sërish pati efektet e veta. Sisi kërkon legjitimitet për pushtetin e tij. Dhe BE-ia ja jep, duke e pranuar ftesën e tij.

Donald Tusk, kryetari i Këshillit Evropian, e përfundoi takimin me një konferencë shtypi të çuditshme, kur El-Sisi mbrojti me pasion regjimin e tij autoritar nën flamurin e nacionalizmit kulturor. “Ju nuk mund të na mësoni neve humanizmin”- deklaroi Sisi nën duartrokitjet e zjarrta të gazetarëve besnikë egjiptianë.

Evropianët dhe arabët, këmbënguli ai, kanë një “ndjenjë të ndryshme të humanizmit, vlerave dhe etikës… Respektoni vlerat dhe etikën tonë, siç bëjmë ne me tuajat!”. Nëse iu qëndron parimeve të saj, BE-ja nuk mund të pranojë një refuzim të tillë të vlerës universale të të drejtave të njeriut, dhe sigurisht jo nga dikush me një legjitimitetit të dyshimtë si El-Sisi.

Pra. përveç gjeografisë, çfarë e detyron Brukselin të bëjë marrëveshje me sundimtarë të tillë?

Referimi ndaj “realizmit politik”, është një tregues. Shumë shpesh, duke sugjeruar domosdoshmërinë tragjike të ‘duarve të pista’, një diskurs i tillë shërben për të përjashtuar “pse”-të e shumta. Ajo që e detyron BE-në të kërkojë një dialog konstruktiv me Ligën Arabe, është dështimi i saj për të trajtuar problemin e emigracionit që ka në shtëpi. Lidhja Arabe nuk është vetëm një burim i refugjatëve, azilkërkuesve dhe emigrantëve ekonomikë, por gjithashtu edhe një pengesë midis Evropës dhe dhjetëra milionave në rajonin e Sahelit dhe në Afrikën Sub-Sahariane, të cilët mund të dëshirojnë të emigrojnë në veri.

Është e qartë se zgjidhja e vetme konstruktive për këtë problem, në një periudhë afatgjatë është paqja; rindërtimi i shtetit në Libi, Siri dhe Irak; dhe zhvillimit ekonomik për të gjithë rajonin. Nën frymëzimin gjerman, Evropa po promovon një agjendë ambicioze të zhvillimit për Afrikën. Kjo është metoda e duhur. Por shkalla e problemit, është e frikshme.

Shumat e parave për të cilat po flitet, janë të pakta. Edhe nëse mund të ngrihen fonde, askush nuk e ka kuptuar ende, se si mund të batohen punojnë projekte të tilla të infrastrukturës në një shkallë të gjerë. E gjithë bota aktualisht, është duke marrë shëmbull nga Nisma kineze e Brezit dhe Rrugës.

Dhe ndërsa ministri gjerman i Financave, ishte mjaft i guximshëm së fundmi për ta pranuar, se në një periudhë afatshkurtër, zhvillimi ekonomik mund t’i bëjë njerëzit të jenë më shumë dhe jo më pak të pritur të emigrojnë. Pra nuk ka asnjë skenar realist, në të cilin Evropa të mos pranojë një fluks të ri emigrantësh nga fqinjët e saj jugorë.

Për më tepër, duke pasur parasysh demografinë e saj, mund të arrihet lehtësisht në përfundimin se Evropa ka nevojë për ta. Por ajo që e bën krizën kaq akute, është fakti se Europa është shumë e papërgatitur për ta trajtuar këtë problem. Ajo nuk ka një roje bregdetare të financuar, dhe të pajisur në mënyrën e duhur.

Nuk ka qendra përpunimi të financuara si duhet, për të trajtuar në një formë të civilizuar dhe efikase flukset e emigraantëve. S’ka një formulë të barabartë dhe racionale, për shpërndarjen e emigrantëve anembanë BE-së. Dhe ka qenë e ngadaltë dhe joefektive, në integrimin produktiv të emigrantëve në fuqinë punëtore evropiane

BE-ja jep jo më shumë se 1 përqind të PBB-së për integrimin e emigrantëve. Është kjo paaftësi e Evropës, që e detyron atë të mbështetet tek fqinjët jugorë autoritarë, për të mbajtur dhe strehuar emigrantët, dhe frenuar fluksin e refugjatëve. Kjo e bë fillimisht e dukshme në vitin 2016, në marrëveshjen e arritur mes Merkelit me presientit turk Rexhep Taip Erdogan.

BE-ja do të paguajë, që Turqia të pranojë refugjatët e kthyer nga Evropa. Marrëveshje të tjera të ngjashme, janë nënshkruar me Libinë. Teoricienët e realizmit politik, supozojnë se shtetet kanë ankthe të sigurisë, dhe i oriejtojnë politikat e tyre në përputhje me rrethanat. Është pikërisht kjo linjë që prodhon pasiguri për fqinjët e tyre.

Rezultati është dilema tragjike e sigurisë, një botë antagoniste, ku mbrojtja e sigurisë mund të kërkojë politika të ashpra dhe nëse është e nevojshme, edhe të paskrupullta. Problemi i emigracionit, duhet të jetë ajo që filozofi gjerman Jurgen Habermas, e quan një problem të politikës së brendshme globale.

Biseda e realizmit, mund të bëhet lehtësisht një justifikim për dështimin e shqyrtimit të mundësive dhe rrugëve të tjera për veprim. Është një gjë të jesh realist, mbi nevojën për të bashkëpunuar me Kinën për ndryshimet klimatike. Nuk ka alternativë.

Dhe një gjë krejtësisht tjetër të këmbëngulësh, që duhet punuar edhe me El-Sisin dhe shpurën e tij, për shkak se Evropa nuk mund ta përballojë e vetme problemin e migracionit. Kjo është zgjedhja e Evropës. Më shumë sesa realizëm politik, në këtë rast ka më shumë një poshtërim të qeverisjes demokratike.

/Adam Tooze, jep histori në Universitetin e Kolumbias në SHBA. Libri i tij i fundit titullohet “Rënia: Si e ndryshoi botën një dekadë krizash financiare”.

“Foreign Policy” – Bota.al

@Fluidi

Provo po ashtu

prishtina

Referendumi, instrument demokratik apo politik?

Miratimi i një Ligji për referendum në Kosovë është i nevojshëm, sepse një ligj i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.