Eurozonë- papunësia bie pranë nivelit më të ulët që prej 2009

Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se papunësia në zonën e monedhës së përbashkët ra pranë 9.1% gjatë Qershorit, nga 9.2% që ishte gjatë muajit Maj.

Ky është niveli më i ulët që prej Shkurtit të vitit 2009.

Të dhënat rezultojnë gjithashtu mbi pritshmëritë e tregjeve dhe analistëve që projektonin një normë të pandryshuar në 9.2%.

Eurostat rishikoi gjithashtu në territor pozitiv normën e papunësisë në Eurozonë gjatë Majit, në 9.2% nga 9.3% që vlerësonte më parë.

Papunësia, ra si në Itali ashtu edhe në Spanjë, që janë dy vendet me normën më të lartë në eurozonë, me përjashtim të Greqisë, ku nuk ka të dhëna të përditësuara.

Në Itali, papunësia ra në 11.1% nga 11.3% që ishte më parë, ndërsa në Spanjë në 17.1%, nga 17.3% që ishte më parë.

Në Gjermani ndërkohë, që është edhe ekonomia më e madhe e Europës, papunësia ra pranë rekordit të 3.8%, nga 3.9% që ishte më parë.

Diçka e tillë ushqen edhe më tej pritshmëritë se pagat do të rriten mbi pritshmëritë dhe se ekonomia gjermane do të tejkalojë pritshmëritë.

Në Bashkimin Europian, norma e papunësisë rezulton në 7.7%. Papunësia e të rinjve ndërkohë, fiksohet në 16.7% në BE, nga 18.8% që ishte më parë, dhe në 18.7% nga 21% që ishte më parë në Eurozonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.