Eurovizioni 2015: Elhaida Dani shkon në finale

Elhaida Dani çon Shqipërinë në finalen e Eurovizion. Performanca e këngëtares shqiptare Elhaida Dani në “Eurovizion 2015”, ka marrë votat e mjaftueshme për të kaluar në natën finale.

Kënga e titulluar “I am alive”, ka marrë duartrokitjet e mijëra spektatorëve që gjendeshin në sallë, mes të cilëve edhe ato të mbështetësve shqiptarë që valëvitnin flamurin kuq e zi.