eurozona

Eurostat: Inflacioni ne Eurozonë mbetet 1.5 për qind

Niveli i inaflacionit në eurozonë ka mbetur stabël në shtator, në 1,5 për qind sa ishte edhe në gusht, njoftoi zyra evropiane e statistikave Eurostat.

Në gusht, çmimet e konsumit në 19 vendet që përdorin monedhën unike ishin rritur gjithashtu me 1,5 për qind.

Ky nivel inflacioni mbetet largë objektivit të vendosur nga Banka Qendrore Evropiane (BQE), që konsideron se një rritje e çmimeve pranë nivelit të dy për qind është një shenjë e shëndetit të mirë të ekonomisë.

Ndërsa në të gjithë Bashkimin Evropian, inflacioni arriti 1,8 për qind në shtator, kundrejt 1,7 për qind që ishte në gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.