Ballina / BOTA / Europol vë prapa grilave 66 persona. Shitnin mish të papërdorshëm kali
In Fabric

Europol vë prapa grilave 66 persona. Shitnin mish të papërdorshëm kali

Europoli ka njoftuar se 66 persona janë arrestuar për shkak se kanë bërë tregti me mish të kalit të papërdorshëm për konsumim njerëzor dhe se ka konfiskuar llogari bankare, prona dhe makina luksoze pas një hetimit ndaj skandalit me ushqim që i tronditi konsumatorët evropianë.

Testimet e kryera në Irlandë në vitin 2013 kanë treguar se mishi në disa produkte të cilësuara si mish lope, në fakt ishte 100 për qind mish i kalit.

Policia spanjolle nisi ta hetojë një grup i cili i therrte kuajt spanjollë dhe portugezë që ishin shumë të vjetër apo në gjendje shumë te keqe, për të shitur më pas mishin e tyre për konsumim njerëzor.

Ata kanë falsifikuar dokumentacionet dhekanë  dërguar “mallin” në Belgjikë, transportuesin e madh të mishit të kalit në Bashkimin Evropian.

Europol ka thënë se 65 persona u arrestuan në Spanjë, dhe i dyshuari kryesor, një qytetar danez, u arrestua në Belgjikë.

Check Also

Lëndohen 11 persona nga shembja e ndërtesës në Indi

Së paku 11 persona janë lënduar gjatë shembjes së një ndërtesë pesëkatëshe që ndodhi sot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *