Ballina / BOTA / Europa e mbetur vetëm? Ministrat e Jashtëm të BE në Bruksel

Europa e mbetur vetëm? Ministrat e Jashtëm të BE në Bruksel

Do të mbetet SHBA me një president Donald Trump partner i besueshëm i aleancës transatlantike? Disa dyshojnë në BE, të tjerë bëjnë thirrje në takimin e ministrave të Jashtëm në Bruksel për gjetjen e forcave brenda vetes.

Pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel,(13.11) e ngarkuara e BE-së për politikën e Jashtme, Federica Mogherini u shpreh se Europa kërkon vazhdimin e lidhjeve të ngushta me Uashingtonin. Europianët duhet të demonstrojnë unintet në tema të rëndësishme, si në marrëveshjen e klimës dhe zbatimin e marrëveshjes atomike me Iranin. Të dyja marrëveshjet, Donald Trump i vuri në pikëpyetje gjatë fushatës elektorale. Në muajt e fundit ai i preku europianët me deklaratat e tij për Rusinë dhe për rolin e NATO-s.

Skepticizëm dhe kthim në vetvete

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank Walter-Steinmeier u shpreh në takim se Europa nuk e di se çfarë pritet nga republikani Donald Trump. Ndërkohë që ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz u shpreh më pak skeptik, duke theksuar se do të ketë disa ndryshime në SHBA, por edhe para zgjedhjeve vlente kërkesa: “Ne duhet të jemi vetë të fortë.” Në të njëjtën gjuhë u shpreh edhe homologu belg, Didier Reynders, duke theksuar, se “pavarësisht nga ajo se çfarë pamjeje do të ketë qeveria amerikane, ne e dimë prej kohësh, se Europa duhet të bëjë më shumë në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.”

Europa jo unike

Megjithatë në Europë nuk janë të gjithë në një mendje në lidhje me zgjedhjen e Donald Trump. Ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson nuk shkoi në takimin e së dielës në Bruksel, sepse nuk e sheh të nevojshme. Ai e shikon reagimin e Europës ndja Trumpit si mjaft negativ. Në takim mungonte ministri i Jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault dhe ai hungarez. Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto ishte shprehur më parë kritik ndaj histerisë për zgjedhjen e Trump.
Ndërsa presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz apeloi para takimit në Bruksel që të jemi të hapur. “Të dyja palët duhet të kthehen në nivelin zero e t’i japin një shans njëri-tjetrit. Presidenti Trump do të jetë një tjetër se fushatëbërësi Trump”, ka thënë Schulz. Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh në “Observer” se “nuk është koha për të vënë në pikëpyetje vlerën e partneritetit mes Europës dhe Shteteve të Bashkuara.” Veprimet e veçuara nuk duhet të jenë një opcion si për Amerikën ashtu edhe Europën.

Provo po ashtu

barna, pilula,

Lituania blen pilula jodi në vlerë të 1 milion dollarëve për mbrojtje nga rrezatimi

Lituania ka thënë se pret që të pranojë më shumë se 4 milionë pilula të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.