Etiopi, vullkani që buzëqesh

Një fytyrë e qeshur është formuar brenda lavës vullkanike në vendin më të nxehtë në tokë – Danakil Depression në rajonin Afar, në Etiopi.

Fotografi Christopher Horsley, 25 vjeç ishte në një ekspeditë kur kapi lavën nga vullkani, duke formuar dy sy dhe një gojë. Temperaturat në Depresionin Danakil arrijnë deri në 60 gradë.

Zoti Horsley nga Ormskirk, Lancashire,tha: -“Kjo ishte hera ime e parë në zonën e Etiopisë dhe llava formonte forma të ndryshme. Jeta ime ka kaluar në ndjekje të vullkaneve që janë në shpërthim dhe gjithmonë ndihem si fëmijë kur i afrohem për herë të parë.

Edhe këtë herë nuk ishte ndryshe. Llava ishte shumë poshtë nga gryka e vullkanit, por pavarësisht kësaj dukej e mrekullueshme. Unë fotografova magmën. Ishte një i nxehtë i tmerrshëm dhe makina na la në vendin më të izoluar që unë kam qenë ndonjëherë.

Ishte një vend i mrekullueshmen dhe unë mezi pres që të kthehem sërish aty. Në projektin e ardhshëm dua të përshtat kamerat në kohë në këtë vullkan, që të marr sërish pamje të mahnitshme”, tha ai.

xxxxx

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.