Ballina / Biznes / Karrierë / ESMA: Kujdes me monedhat virtuale

ESMA: Kujdes me monedhat virtuale

Autoritetet rregullatorë Evropiane paralajmëruan investitorët ditën e sotme rreth rreziqeve që u kanosen nga monedhat kriptografike dhe format eksperimentale të financimit siç janë ICO.

Autoriteti i Mbikëqyrjes së Tregjeve dhe Letrave me vlerë (ESMA) tha ditën e Hëne se Initial Coin Offerings (ICO) janë të pa rregulluara, jo transparente dhe teknologjikisht të pa provuara.

“Shumica e monedhave virtuale nuk kanë vlerë të brendshme veçse të përdoren si një mënyrë për të aksesuar një shërbim apo produkt,” tha agjencia.

Pas rregullatorëve Zviceranë dhe ato të Wall Street-it, ESMA është institucioni më i fundit Evropian që ngre shqetësim lidhur me monedhat virtuale. Kina ka tashmë ka bllokuar ICO-të.

Duke krijuar dhe hedhur në qarkullim monedha dixhitale, sipërmarrësit mund të ngrisin miliona dollar në vetëm pak orë pa mbikëqyrjen e një autoriteti qendror.

Mbajtësve të monedhave virtuale nuk u jepen aksione në projektet në fjalë. ICO-të kanë shërbyer si një katalizator për zhvillimin e mëtejshëm të monedhave kriptografike të cilat u rritën nga 17 miliard dollar në 180 miliard dollar këtë vit. /PCWorld Albanian/

Check Also

cefta

Kosova peng i simboleve, e jo i përmbajtjes dhe mundësive që mund të ofrojë CEFTA

Qeveria e Kosovës planifikon të kërkojë nga zyra e Bashkimit Evropian, që nga Marrëveshjen për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *