ESI citon Fisherin: Ballkani jashtë BE-së deri më 2030

Se Bashkimi Europian do zgjerohej në Ballkanin Perëndimor dyshohej edhe para bllokimit të nisjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga Franca e Holanda.

E nëse nuk ndryshohet metodologjia dhe ritmi i këtij procesi asnjë shtet në Ballkanin Perëndimor nuk do të anëtarësohet në BE para vitit 2030, është e mundshme që i pret fati i njëjtë si i Turqisë, sipas studimit më të fundit të “European Stability Initiative”.

Siç dalin në përfundim në këtë studim të këtij “think tank”-u evropian, në vitin 2010 ministri gjerman i Punëve të Jashtme Joschka Fischer po del të ketë aftësinë e “parashikimit të së ardhmes”.

Ishte Fischer atëherë që kishte thënë kur ishte pyetur se do të dukej BE në dy dekadat e ardhshme ishte përgjigjur se “e përjashton mundësinë e zgjerimit në cilin do shtet të Ballkanit deri në 2030” me arsyetimin se “Europa po vuan një sëmundje të rëndë… qëndrimet e kombeve të ndryshme në BE, thjeshtë, kanë shumë dallime”.

Sipas mendimit të autorit të kësaj analize, shtetet e Ballkanit perëndimor i pret fati i njëjtë me Turqinë, “që kurrë mos të anëtarësohet në union”.

Në këtë kontekst, përmendet se kanë kaluar 6 vite prej kur shteti i fundit është anëtarësuar në BE, e kjo ishte Kroacia.

Kur bëhet fjalë për ballkanasit, theksohet se Maqedonia e Veriut kishte paraqitur kërkesën për anëtarësim në vitin 2004, e kishte fituar statusin e kandidatit një vit më pas, e deri tani nuk janë hapur “bisedimet” me Brukselin, e Mali i Zi negocion tanimë ka tetë vjet, duke kaluar edhe rekordin e Kroacisë.

E një statistikë tjetër dëshpëruese është theksuar për Serbinë, që kishte nisur negociatat para gjashtë viteve, e deri tani ka mbyllur vetëm dy kapituj, derisa Shqipëria më shumë se një dekadë po tenton të marrë “dritën e gjelbër” për hapjen e negociatave.

Për Bosnje Hercegovinën nuk ka lëvizje fare që prej dorëzimit të kërkesës për kandidaturë më 2016-n.

E në fund përmendet Kosova që as nuk mund të kërkojë pasi nuk e pranojnë si shtet anëtar të Bashkimit Evropian.

Të premten në vizitë qëndroi edhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe përveç fjalëve inkurajuese nuk kishte se çfarë t’i thoshte më shumë kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Samiti i radhës i BE-së për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në kryeqytetin kroat në pranverë të këtij viti do të shkoj huq si të mëparshmit nëse Presidenti i Francës, Emmanuel Macron nuk pajtohet me propozimet e reformimit të procesit të anëtarësimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.