Kjo pamje e një godine të braktisur në fakt ishte hapësira e parë që inspiroi më pas ndërtimin e aeroporteve botërore.
Ky aeroport njihet si i pari në botë dhe ndodhet në veri të Daytonit në Ohio.
Ndërmjet viteve 1904 dhe 1916, prej këtu kanë fluturuar aeroplanët e parë dhe janë testuar rrotullimet e tyre në ajër. Po këtu është krijuar edhe shkolla e parë e aviacionit.
Kështu pohon personi që përkujdeset për hapësirën e cilat sot është një park nacional në SHBA, e që njihet si Robert Petersen.
Mirëpo, pohimet e tij i përgenjeshtrohen nga zyrtarët e Muzeut të Shkencave dhe të Teknologjisë.
Deborah Douglas thotë se ky nuk është aeroport sepse aeroporti nënkupton nisjen dhe arritjen e aeroplanëve në këtë hapësirë, e këtu janë bërë vetëm testimet.
Sidoqoftë, në këtë hapësirë ka pasur fluturime qysh në vitin 1909, thotë Chelsea Doorman, koordinatore e programit pranë parkut të aviacionit në Ohio. /infoGLOBI/v.b.