Ballina / KRYESORE / Erdogani në Tiranë: Ja rrugët që mbyllen

Erdogani në Tiranë: Ja rrugët që mbyllen

Policia e Shtetit ka marrë disa masa me rastin e vizitës së Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Tiranë.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, do të bllokohen disa rrugë për arsye sigurie, që drejtuesit e mjeteve duhet t’i evitojnë. Kështu Policia Rrugore e Tiranës, njofton se nesër do të ketë devijime dhe bllokime të pjesshme, të disa rrugëve urbane dhe inter-urbane në kryeqytetin e Tiranës.

Konkretisht duke filluar nga ora 09:45 deri në orën 22:30 në vendin e quajtur “Qafa e Kasharit” në aksin rrugor “Tiranë-­Durrës”, në të dy anët e saj, në “Sheshin Shqiponja”, “Rrugën e Durrësit”, rrugën “George Bush”, Sheshin “Skënderbej” dhe Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Provo po ashtu

polica, shqiperia, kredia, euro, lek

Nga skemat mashtruese përfituan 3.7 milion euro

Ata paraqiteshin vetëm në momentin që disbursohej kredia, bënin tërheqjen e lekëve në banka dhe …