Ballina / BOTA / Erdogan u betua për mandatin e ri
erdogan

Erdogan u betua për mandatin e ri

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u betua të hënën për mandatin e ri.

“Betohem me nderin tim, përpara kombit të madh turk dhe historisë së tij, se do të punoj me gjithë fuqinë për të mbrojtur dhe lartësuar lavdinë e Republikës së Turqisë”, tha Erdogan para Parlamentit.

Erdogan ka dominuar politikën turke për më shumë se 15 vjet, si kryeministër dhe si president.

Ai është rizgjedhur president në zgjedhjet e 24 qershorit më 52.2 përqind të votave.

Zgjedhjet kanë pasuar një referendum kontrovers të vitit 2017 që e ka transformuar Qeverinë turke nga një sistem parlamentar në një presidencial.

Ndryshimet i japin Erdoganit kompetenca të reja, përfshirë të tilla mbi gjyqësorin, si dhe mundësinë për të sunduar me dekret.

Kundërshtari kryesor i Erdoganit në zgjedhjet e muajit të kaluar, Muharrem Ince, ka thënë se Turqia po shndërrohet “në regjim të një njeriu të vetëm”.

Në zgjedhjet e muajit të kaluar, sipas mediave turke, zoti Erdogan mori rreth 53 përqind të votave. Një referendum i vitit 2017 solli ndryshime në sistemin politik të vendit, duke eliminuar postin e kryeministrit dhe duke i dhënë presidentit kompetencat për të shpërndarë parlamentin dhe emëruar ministrat dhe gjyqtarët.

Zgjedhjet u dënuan nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila konstatoi se kushtet për fushatë nuk ishin të barabarta.

Ndryshe, në këtë ceremoni kanë marrin pjesë 22 krerë shtetesh, 28 kryeministra dhe kryetarë të parlamenteve dhe sekretarët e përgjithshëm të gjashtë organizatave ndërkombëtare.

Në mesin e musafirëve ishte edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

@Fluidi

Provo po ashtu

Shënohet Dita Ndërkombëtare të Demokracisë

15 shtatori shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Kjo datë është përcaktuar në vitin 2007, me …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.