Ballina / KRYESORE / Erdogan: Në Ballkan dikush do ta cenojë paqen dhe sigurinë

Erdogan: Në Ballkan dikush do ta cenojë paqen dhe sigurinë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan*) tha në Tiranë se në Ballkan ka nga ata që duan të cenojnë paqen dhe sigurinë.

Zoti Erdogan i bëri komentet në konferencë të përbashkët për gazetarë me presidentin Bujar Nishani.

“Folëm edhe për çështjet në Ballkan dhe ato ndërkombëtare. Ne dëshirojmë që çështjet në Maqedoni të zgjidhen me dialog dhe të garantohet paqja e sipas Marrëveshjes së Ohrit. Turqia i kushton rëndësi paqes dhe stabilitetit në Ballkan”-tha presidenti turk.

Kurse, kryeshtetari Bujar Nishani bëri thirrje që kriza në Kumanovë, një qytet etnik i Shqipërisë Lindore që mbeti jashtë kufijve politikë të përcaktuar nga Konferenca e Londrës në 1913 të mos kthehet në krizë etnike.

Presidenti Nishani tha se bashkë me homologun Erdoan i kushtuan vëmendje çështjeve të sigurisë dhe rolit në Ballkanin Perëndimor.

“Ne u ndalëm edhe në çështjet shqetësuese në Maqedoni. Dënoj dhunën në Kumanovë dhe kërkoj që kriza të mos përshkallëzohet më tej. Dialogu duhet të zgjidhet mes palëve sipas Marrëveshjes së Ohrit”-tha ai.

Zoti Nishani vërejti që në vendin fqinj maqedonas “aktorët ligjzbatues të zbardhin sa më parë ngjarjen në Kumanovë” dhe shtoi se “ju gjendemi në solidaritet të plotë qytetarëve të Kumanovës”.

Ata thanë sakaq se të dy vendet lidhen me në bashkëpunim me thuajse 89 marrëveshje dhe se në tërësi “jemi sëbashku në institucionet ndrëkombëtare”.

Presidenti Nishani tha se “mirëpresim investitorët turq në sektorët strategjikë” dhe se “investitorët turq të mirëpritur në fushën e transporteve”.

Për presidentin Erdoan bisedimet ishin siç tha “të rëndësishme për vendet tona” dhe shtoi se bashkë me zotin Nishani “trajtuam marrëdhëniet tona në shumë fusha”.

Zoti Erdoan bëri thirrje që kryeministrat Edi Rama dhe Ahmet Dautollë (Ahmed Davutoğlu*) “të nënshkruajnë partneritetin strategjik”.

“Në ekonomi, vëllimi i përbashkët vjetor i shkëmbimeve është më shumë se 430 milionë dollarë”-tha presidenti turk.

Provo po ashtu

Ramush Haradinaj

Konfirmohet koalicioni AAK-PSD, në Aleancë vetëm 2 abstenime gjatë votimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të partisë, ka konfirmuar se …