Ballina / BOTA / Erdogan hapi aeroportin më të madh në Evropë
Erdogani

Erdogan hapi aeroportin më të madh në Evropë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, hapi aeroportin e ri ndërkombëtar të Stambollit – më të madhin në Evropë.

Një aeroplan që bartte udhëheqësin turk ateroi në Aeroportin e Stambollit, duke shënuar hapjen e objektit.

Aeroporti i Stambollit, trefishi i madhësisë së Aeroportit të Frankfurtit në Gjermani, pritet të shfrytëzohet nga 90 milionë pasagjerë në vit dhe të rritet, përmes katër fazave të zgjerimit, për t’u shfrytëzuar nga 200 milionë udhëtarë nga viti 2028.

Ky do të jetë pothuajse dyfishi i aeroportit më të madh në botë aktualisht, Hartsfield-Jackson, në Atlanta.

“Me nisjen e shërbimeve në Aeroportin e Stambollit, hapësira ajrore evropiane do të duhet të ristrukturohet”, tha Erdogan.

“Stambolli tani do të bëhet qendër kryesore e transferimit, e cila do të ndryshojë shumë rrugë të fluturimeve ndërkontinentale”, shtoi ai.

Aeroporti i Stambollit, i cili ndodhet rreth 50 kilometra larg qendrës së qytetit, nuk pritet të operojë me orar të plotë fluturimesh deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Sipas mediave lokale, projekti ka kushtuar rreth 12 miliardë dollarë.

Erdogan po bën përpjekje ta bëjë Stambollin një qendër globale të udhëtimit, duke lidhur Evropën, Azinë dhe Afrikën.

Provo po ashtu

Talibanët e gatshëm për rifillimin e bisedimeve të paqes me SHBA-në

Grupi militant taliban i ka thënë BBC-së se “dyert e tyre janë të hapura” nëse …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.