Era Istrefi u kërkon ndjesë fansave

Era Istrefi u ka kërkuar ndjesë fansave, duke i premtuar se së shpejti do të dalë me disa këngë të reja.

“Premtova që do dilte në tetor një këngë e re dhe për këtë ndihem keq, si një politikane që s’mban premtimet”,- ka thënë Istrefi duke qeshur.

Më tej, ajo ka theksuar se kjo nuk ka qenë një periudhë pushimi për të, por ka punuar shumë që gjatë vitit të ardhshëm të dalë me hite të reja.

“Ndërkohë kam punuar dhe kam gati 10 këngë në e-mail, pra një album. Kam punuar me producentë shumë të mirë e të njohur nga mbarë bota. E di që do pëlqehen shumë, veç kërkoj dhe pak durim nga fansat. Shumica e këngëve janë në anglisht, por kam futur edhe diçka në shqip”,- ka thënë Era Istrefi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.