Ballina / Lajme / Epoka e drunjëve
drunjt, karboni, ajri, toka

Epoka e drunjëve

Vetë me drunjë ulim CO2

Një ekip studiuesish ka përllogaritur se ka mjaftueshëm vend në Tokë për të mbjellë drunjë në gjendje që të thithin dy të tretat e karbonit të pranishëm në atmosferë, një zgjidhje ndaj ngrohjes klimatike.

Studimi, i zhvilluar nga profesorët e universitetit “ETH Zurich” dhe i publikuar të enjten në revistën “Science”, vlerëson se 900 milionë hektarë pyje shtesë mund të mbillen në Tokë, duke iu shtuar 2,8 miliardë hektarëve që janë aktualisht.

Këto pyje shtesë do të kishin aftësinë të thithnin 205 gigatonë karbon, nga 300 gigatonë që janë shtuar në atmosferë që prej fundit të shekullit XIX dhe fillimit të epokës industriale.

Gjysma e zonave industriale që mund të pyllëzohen, sipas studimit, ndodhen në gjashtë vende: Rusi, SHBA, Kanada, Australi, Brazil dhe Kinë.

Provo po ashtu

Arba, zëri i Suedisë në Parlamentin Evropian

Eurodeputetja e parë shqiptare në Parlamentin Evropian, Arba Kokalari ka filluar sot zyrtarisht punën e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.