Ballina / Kulturë / Epitafi i Gllavenicës dhe historia e tij mbresëlënëse

Epitafi i Gllavenicës dhe historia e tij mbresëlënëse

Më 22 mars 1373, përfundoi qëndisja e veprës “Epitafi i Gllavenicës”, që është një nga objektet më të rëndësishme të besimit ortodoks që është ruajtur dhe ka ardhur deri në ditët tona. Ky Epitaf është një kryevepër e artit mesjetar shqiptar që për rëndësinë e saj i tejkalon kufijtë shqipfolës.

Epitafi është një ndër tre vepra të këtij lloji në botë. Në qendër të tij konturohet trupi i Krishtit të vdekur, shtrirë mbi një çarçaf, rrethuar nga shenjtorë, serafinë e engjëj. Përbënte një mister për studiuesit, të cilët kanë qenë të interesuar të zbulojnë diçka më shumë rreth historisë së krijimit të tij, por edhe të realizimit.

Mbi të është shkruar: “U plotësua (u qëndis) ky areas (epitaf) i gjithënderuar dhe i hyjshëm i së mbishenjtës Hyjëlindëse të patundur, me shpenzimin dhe mundimin e episkopit të gjithëhirshëm Kalisit të Glavenicës dhe Beratit në muajin mars 22, viti 6881 (1373). Ti që zotëron jetën, ah! Si (je) trup i vdekur pa frymë. Në kohën e zotërimit të zotërijve të shumëlartë të Serbisë, Rumanisë dhe gjithë Albanit dhe vëllezërve Gjergjit dhe Ballshës. Dora e Gjergj Arianitit dhe arëqëndisësit”.

Mendohet se Epitafi i Glavenicës është qëndisur nga dora e murgut Savia, me porosi të Gjergj Arianitit, që historikisht i bie të jetë gjyshi i vjehrrit të Skënderbeut. Thuhet se epitafi është gjendur në bodrumin e një shtëpie të rrënuar në Ballash, e cila në atë kohë ishte dioqezë, ku ishte futur për tu ruajtur si një objekt shumë i vlefshëm dhe se ishte dëmtuar nga minjtë.

Në këtë “ikonë të qëndisur” me fije tekstile dallohen katër ngjyra bazë: e kuqe, blu, jeshile dhe e verdhë, të shoqëruara me nuanacat përkatëse. Ai, së bashku me disa objekte të tjera të MHK-së, si ikona e objekte që i takonin pavijonit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, u grabitën në vitin 1995 dhe u rigjet, ose më saktë u rikthye një vit më vonë, në vitin 1996.

Në vitin 1974 u kërkua nga Franca për një vlere prej 2.4 milion dollarë./ KultPlus/

 

@Fluidi

Provo po ashtu

kuriozitete

Kuriozitete të rralla që ndodhin nëpër botë

Shpesh njerëzit takohen me kuriozitete të rralla që ndodhin nëpër Botë. Disa mbesin mister kurse …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.