studentet

EPIK: Zhvillimet rreth Agjencisë së Akreditimit kulmuan me largimin e Kosovës nga ENQA

Instituti EPIK, përmes një reagimi për media, thotë se ka përcjell me shqetësim zhvillimet rreth Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), të cilat kulmuan me përjashtimin e AKA-së nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).

“Zhvillimi i sotëm ndodh në vazhdën e mungesës së vëmendjes dhe vullnetit politik për avancimin e sistemit arsimor në Kosovë. Për më tutje, zhvillimi i sotëm është hap mbrapa në zbatimin e Marrëveshjes Stabilizim Asocimi dhe Agjendës Evropiane të Reformave”, thuhet në reagimin e ENQA-s.

“Titulli VIII, neni 107 i Marrëveshjes Stabilizim Asocimi, krijon obligime kontraktuale për Republikën e Kosovës, respektivisht: ‘Prioritet i sistemit të lartë arsimor do të jetë arritja e standardeve adekuate të kualitetit të institucioneve dhe programeve respektive, në harmoni me objektivat me procesin e Bolonjes dhe Deklaratën’”, thuhet më tej në këtë reagim.

Ndërkaq, shtylla III, prioriteti 5 i Agjendës së Reformave Evropiane (ERA) kërkon nga institucionet e Kosovës të ndërmarrin masa të cilat sigurojnë: “Përmirësimin e cilësisë së arsimit, me theks të veçantë tek përmirësimi i cilësisë së përgjithshme të arsimit të lartë.”

“Zhvillimet sikur ky i sotëm dëshmojnë mungesën e pjekurisë dhe vullnetit politik për zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja Stabilizim Asocimi dhe Agjenda Evropiane e Reformave. Këto zhvillime dëmtojnë perspektiven Evropiane të Kosovës dhe largojnë Kosovën edhe më tutje nga përcaktimi strategjik i Kosovës për anëtarësim në BE”, thuhet më tej në reagimin nga EPIK, teksa fton institucionet përgjegjëse që të kthejnë vëmendjen në avancimin e sistemit arsimor në Kosovë, dhe në veçanti të fillojnë një dialog të afërt me ENQA për të adresuar sfidat e identifikuara, me qëllim të ri-pranimit të Kosovës në ENQA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.