be dhe kosova flamujt

EPIK kritikon Qeverinë, i përmend integrimin pa adresë!

Sot Komisioni Evropian do të publikoj Pakon e Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor dhe Planin Investiv dhe Ekonomik për rajonin.

Publikimi i Strategjisë së Zgjerimit dhe Raportit të Vendit është momentum më i rëndësishëm vjetor në kuadër të procesit integrues të çdo vendit të Ballkanit. Këto dokumente përbëjnë themelet e vlerësimit politik dhe teknik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka shuar Ministrinë e Integrimit Evropian (MIE) dhe ka bartur përgjegjësitë e MIE-së në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

“Ne kemi përshëndetur vendimin e Qeverisë për ri-organizimin e strukturës institucionale përgjegjëse për procesin integrues dhe një gjë të tillë në fakt e kemi rekomanduar në tetor të vitit 2019, në përputhje me përvojat më të mira të vendeve të rajonit dhe vendeve të cilat tani më janë bërë shtetet anëtare të BE-së” thonë në Institutin EPIK.

Mirëpo në EPIK janë të pakënaqur me zvarritjet që kanë ndodhur.

“Qeveria edhe pas katër muajve nuk ka arritur të ngrit strukturën e re për integrim Evropian. Në mungesë të vendimit të Kryeministrit për emërimin e një anëtari të kabinetit qeveritar përgjegjës për procesin integrues, agjenda Evropiane vazhdon të trajtohet si çështje ad hoc dhe sekondare nga anëtaret e ndryshëm të kabinetit qeveritar. Kjo situatë ka krijuar konfuzion dhe përshtypjen se Qeveria e Kosovës nuk e sheh procesin integrues si një proces të rëndësisë strategjike për vendin”, thonë mes tjerash këtu.

Sipas studiuesve të EPIK-ut, publikimi i Pakos së Zgjerimit dhe Planit Investiv dhe Ekonomik për rajonin e gjen Kosovën si të vetmin vend në rajon pa adresë politike dhe pa strukturë institucionale për integrim Evropian.

“Dështimi për të ngritur strukturën e re institucionale për integrim evropian është indikacion i mungesës së vëmendje dhe përgjegjësisë politike për procesin i cili gëzon përkrahjen më të madhe të qytetarëve të Kosovës dhe është sinonim i unitetit të spektrit politik të Kosovës”, shtojnë përfaqësues të institutit.

EPIK fton Kryeministrin e Republikes së Kosovës që “urgjentisht të emëroj njërin nga anëtarët e kabinetit qeveritar si titullar politik të procesit integrues të vendit dhe të prezantoj një plan të qartë të tranzicionit institucional të MIE-së drejt strukturës së re qeveritare”.

Mungesa e një plani efecient të tranzicionit, si theksojnë këtu, do të vazhdojë të krijoj boshllëk politik dhe paqartësi institucionale duke dëmtuar kështu agjendën integruese të vendit.

Publikimi i Pakos së Zgjerimit duhet të shërbej si momentum i reflektimit të gjithë spektrit politik dhe mundësi unifikimi politik për të avancuar reformat në rrugën tonë integruese, theksojnë mes tjerash në EPIK./infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.