Ballina / KOSOVA / Enver Sekiraqa dënohet me 30 vjet burgim
sekiraqa

Enver Sekiraqa dënohet me 30 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi me 30 vjet burgim të akuzuarin Enver Sikiraqa, pasi e shpalli fajtor për shtytje në veprën penale vrasje e rëndë.

Lajmin e konfirmoi Lirë Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Sipas aktakuzës, Sekiraqa e ka nxitur Arben Berishën në vrasjen e Triumf Rizës, më 30 gusht, 2007, në Prishtinë.

Triumf Riza ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Në muajin maj të vitit 2016, gjykata e ka gjetur fajtor dhe e ka dënuar Enver Sekiraqën me 37 vjet burgim.

Pas ankesës së mbrojtjes së tij, Gjykata e Apelit e ka kthyer çështjen në rigjykim.

Më herët, gjykata e ka dënuar Arben Berishën, autorin e vrasjes së Triumf Rizës, me 35 vjet burgim.

Provo po ashtu

albin kurti

Zyrtare: VV thotë aksidenti ku u përfshi Albin Kurti ka ndodhur, nuk ka të lënduar

Lëvizja Vetëvendosjes është deklaruar për aksidentin që ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë – Durrës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.