fbpx

Enver Hasani në Gjykatë për 2 vepra penale !

Njëshit të Kushtetueses së Kosovës i është dërguar ftesa që të lajmërohet në Gjykatën Themelore në Prishtinë për shkak të dyshimeve për falsifikim të dokumentit zyrtar dhe për dyshim të keqpërdorimit të pozitës së autoritetit zyrtar.

Sipas të përditshmes së Kosovës, Zeri,  Prokuroria Speciale/Gjykata Themelore e Prishtinës ka kërkuar nga Hasani që të lajmërohet para organeve të drejtësisë me datën 12 Maj, pra këtë të marte.

Vepra e parë është e fokusuar mbi Lëndën e një kontrate për përkthimin e librave në mes të Universitetit të Prishtinës dhe Institutit të Studimeve Ndërkombëtare nga Tirana, në kohën kur Hasani ishte rektor i UP-së, ndërsa rasti tjetër më i ri është ngritur nga Avokati i Popullit, Sami Kurteshi.