fbpx

Engel: Gjykata e krijuar nga OKB, problem për Kosovën

Anëtari i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Eliot Engel sot e ka mbajtur një fjalim para deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Ai është shprehur edhe për çështjen e themelimit të Gjykatës Speciale për Krime të Luftës.

“Unë nuk besoj se Kombet e Bashkuara, veçanërisht janë korrekte, kur kemi të bëjmë me Kosovën. Besoj se do të ketë alternativë për Gjykatën Speciale nëse ajo nuk miratohet. Mendoj se do të jetë gjykatë e OKB-së dhe ky do të jetë problem i madh për Kosovën”, tha Engel.

Mëtutje ai ka theksuar se në punën e tij të çdoditshme në Uashington e ndihmon Kosovën duke biseduar me zyrtarë të lartë të shteteve, që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke kërkuar nga ata që ta bëjnë këtë.

Ai theksoi se “Kosova është shtëpia ime e dytë”.

Kongresisti amerikan nga radhët e demokratëve,Eliot Engel është angazhuar me dekada për cështjen e Kosovës dhe konsiderohet si n jeri nga kiqtë më të mirë të saj. /infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.