fbpx
Albert_Bunjaku_infoglobi

Ende nuk dihet se kush do të jetë pasardhës i Albert Bunjakut

FFK ende nuk ka një emër për stolin e Kombëtares, pas largimit të Albert Bunjakut.

Fadil Vokrri ka thënë se nuk ka asgjë të re lidhur me këtë temë dhe se janë duke shikuar për opsionin më të mirë.

Kosova është në kërkim të një trajneri të ri, i cili do të drejtonte Kombëtaren në futboll në fazën kualifikues e për Euro 2020, pasi me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë kontratën e trajnerit Albert Bunjaku.

Deri me tani janë përmendur shumë emra të trajnerëve shqiptar dhe atyre të huaj.

Thuhej se emrat më të mundshëm për të marrë drejtimin e Kombëtares së Kosovës ishin slloveni, Sreçko Katanec dhe turku, Fatih Terim.

Por, kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka thënë se nuk ka ende asgjë të re në këtë drejtim.

“Nuk ka asgjë të re, jemi duke shikuar për opsionet më të mira, nuk mund të them asgjë më shumë”, u përgjigj ai.

I pyetur për emrat e lartpërmendur si zëvendësues të Bunjakut, por edhe për italianin Rodolfo Vanoli e gjermanin Lothar Mathaus, që gjithashtu janë përmendur për stolin e Kombëtares, Vokrri u përgjigj: “Nuk mund të them asgjë, janë emra që janë shpikur nga mediat”.

Kujtojmë se Kombëtaren në miqësoren me Letoninë do ta udhëheqin dy trajnerët kosovarë, Muharrem Sahiti dhe Genc Hoxha, të cilët ishin ndihmës të Albert Bunjakut.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.