Ballina / KRYESORE / Emri i i Maqedonisë: Parlamenti voton pro ndryshimeve kushtetuese
parlamenti i maqedonise

Emri i i Maqedonisë: Parlamenti voton pro ndryshimeve kushtetuese

Me 80 vota pro, deputetët e Parlamentit të Maqedonisë miratuan propozimin e qeverisë për ndryshimet kushtetuese. Tani komisionet duhet të hartojnë ndryshimet e duhura për votimin e dytë dhe të fundit.

Deputetët e Parlamentit të Maqedonisë e miratuan propozimin e qeverisë për ndryshimet kushtetuese. 80 deputetë votuan pro, kundër votuan 39 deputetë të partisë opozitare VMRO DPMNE, ndërkohë që 8 deputetë të koalicionit opozitar votuan për kërkesën e qeverisë, me çka u siguruan votat e nevojshme prej dy të tretash, aq sa janë të domosdoshme për të kaluar kërkesa e qeverisë. Pas këtij votimi, komisionet duhet të hartojnë ndryshimet, për t’u rikthyer më pas në votimin e dytë dhe të fundit në seancë plenare.

Reagimi i VMRO-DPMNE

Këto ndryshime janë të domosdoshme për zbatimin e marrëveshjes me Greqinë për ndryshimin e emrit të Maqedonisë. VMRO përjashton deputetët e padëgjueshëm të saj menjëherë pas mbarimit të seancës plenare, ku u votua nisma për ndryshimet kushtetuese dhe pro të cilave votuan edhe 7 deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe Zeqir Rançilloviq që është pjesë e koalicionit të kësaj partie, vendosi që të përjashtoj nga partia deputetët që votuan në kundërshtim me qëndrimin e partisë.

“Dua të shpreh falënderim ndaj deputetëve që nuk u përkulën kundrejt kërcënimeve dhe shantazheve. Dita kur duhej të votoheshin këto ndryshime u shndërrua në gjah ndaj deputetëve. Deputetët që votuan pro ndryshimeve, unë si person nuk mund t’i arsyetoj, ata ndoshta kishin qëllimet e tyre, por unë nuk mund t’i arsyetoj”, ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski.

“Shtatë deputetët që votuan kundër qëndrimit të partisë dhe vullnetit të qytetarëve, më dëshpëruan mua, edhe pse kjo nuk është me rëndësi, por është e rëndësishme se dëshpëruan partinë dhe qytetarët. Për këtë arsye Komiteti i VMRO-së mbajti mbledhje dhe përjashtoi 7 deputetët që votuan pro ndryshimeve”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Zaev: Fitoi Maqedonia                      

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pas përfundimit të votimit në Parlament ka thënë se ky është moment historik, andaj i falënderoi çdo deputet që mori guximin dhe tejkaloi interesat partiake, për të zgjedhur të ardhmen e vendit. “Unë si kryeministër do të mbaj llogari për sigurinë tuaj dhe të familjeve të juaja. Udhëtimi ynë drejt BE-së dhe NATO-s sapo ka filluar, na pret shumë punë që këtë rrugë ta bëjmë më të shkurtër. Na pret miratimi i amendamenteve. Duhet të fokusohemi në realizimin e reformave. Duhet ta vazhdojmë këtë që e filluam sot dhe kthim pas nuk ka. Jam i bindur që bashkë Maqedoninë do ta shpijmë drejtë një të ardhme më të mirë”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.

Deputetët e të gjitha partive politike shqiptare të përfaqësuara në Parlament i kanë dhënë mbështetje të plotë nismës për ndryshimet kushtetuese. Votimin pro ndryshimeve kushtetuese e kanë përshëndetur ndërmjetësi i OKB-së për çështjen e emrit Metju Nimits, eurokomisioneri për zgjerim Johanes Hahn, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg dhe pothuajse të gjithë liderët e vendeve të rajonit.

@Fluidi

Provo po ashtu

putin thaci

Ischinger përgëzon takimin Thaçi – Putin

Wolfgang Ischinger, diplomati gjerman dhe njëri ndër personalitetet më me ndikim te kancelarja gjermane, Angela …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.