fbpx

Emiratet e Bashkuara i sjellin donacion të madh Serbisë

Një aeroplan me pajisje mjekësore nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka mbërritur sot në Aeroportin Ushtarak në Batajnicë, si donacion për Serbinë.

Presidenti i Serbisë Alkesandar Vuçiq, u shpreh i entuziazmuar me ndihmën, teksa doli për të pranuar ndihmat në aeroport.

Vlera e donacionit nuk është bërë e ditur saktë, por është thënë të jetë disa-milionëshe.

Mes tjerash, në këtë pako janë 55 respiratorë, rezonancë magnetike, CT skaner, rëntgen mobil, katër aparate EKG, 100 shtretër për kujdes intensiv dhe 200 pompa të infuzionit.

“Do t’ia japim një goditje të fortë koronavirusit. Vetëm një rezonancë magnetike peshon 14.5 tonë. Paramendoni se çfarë ka zënë ky aeroplan. Këtë nuk e kemi merituar me asgjë, pos me miqësi. Edhe transportin e ka organizuar miku i Serbisë, sheiku Mohammed”, tha Vuçiqi.

Kjo është ndihma e dytë që EBA ia jep Serbisë që nga fillimi i pandemisë. Më 29 mars, Serbia kishte pranuar donacion nga ky vend 10 tonë ndihma – 13.750 uniforma mbrojtëse, 15.000 uniforma mjekësore, 500.000 dorëza, 30.000 pajisje për mbështjelljen e këpucëve, 20.000 maska dhe 6.000 dezinfektues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.