Ballina / Reçeta / Ëmbëlsirë me dredhëz

Ëmbëlsirë me dredhëz

Receta :
300 gr dredheza ,
2 lugë mjaltë ,
250 ml shtalp ,
100 gr arra të grira ,
50 gr çokollatë e bardhë ,
31 lugë sheqer ,
1 vezë ,
1 pako sheqer vanilje ,
100 gr keksë sandwiç.

Përgatitja:
E thyejmë vezën dhe e ndajmë të bardhën nga e verdha. E rrahim të verdhën me mikser dhe gradualisht e shtojmë sheqerin. Të verdhën e rrahur e ziejmë në enë mbi avull. E thyejmë çokollatën dhe e shtojmë në enë. Pasi shkrihet çokollata, e heqim enën nga zjarri. E lëmë kremin të ftohet. Në enën me luleshtrydhet e shtojmë mjaltin.

Në enën për përzierje e hedhim shtalpin dhe e rrahim me mikser, derisa kremi pana e fiton dendësinë e duhur. E shtojmë kremin e ftohur. I rrahim me mikser, derisa të fitojmë një masë homogjene.

Pastaj, në enën për përzierje i shtojmë arrat e gri ra. Masën e mbushim në shiringë kuzhine. Me ndihmën e shiringës, ëmbëlsirën e mbushim në gotë qelqi. Në gotë hedhim nga luleshtrydhet me mjaltë.

Mes luleshtrydheve vëmë 3 keksë sandviç. E plotësojmë gotën me krem.

Ëmbëlsirën me luleshtrydhe e zbukurojmë me një luleshtrydhe dhe copë keksësh sandviç.

Sipër ëmbëlsirës hedhim nga lëngu i luleshtrydheve me mjaltë.

Ju bëftë mirë!

@Fluidi

Provo po ashtu

sallatat

Si të përgatisni perimet pa iu humbur vlerat ushqyese

Nëse dëshironi që perimet gjatë zierjes mos të humbasin vlerat ushqyese apo ngjyrën ndiqni këshillat …