Ballina / Reçeta / Ëmbëlsira me tri ngjyra, e shijshme!

Ëmbëlsira me tri ngjyra, e shijshme!

Ëmbëlsirë me tri peta !

Peta e parë;

5 ve,  5 lugë sheqer, 1 vanillë sheqer, 5 lugë vaj, 5 lugë miell, 1 pecivë

Të gjitha këto i përzien bashk dhe i pjek në furrë të parangrohur në 250 gradë. Pasi të futet ëmbëlsira në furrë, e ndal në 200 gradë.

Peta e bardhë;

E vlon 1 litër qumësht, pastaj ia shton 6 lugë sheqer. Kur të vlon qumështi ia shton 6 lugë niseshte të tretur në pak qumësht. Këtë fill të nxehtë e hedh mbi pjesën e parë, pra pjesën që piqet dhe e lë që të ftohet dhe të forcohet

Peta e pembe;

E vlon 1 litër lëng boronice. Pasi të vloj, ia shton 6 lugë sheqer. Në një enë tjetër i tret 7 lugë niseshte me pak lëng bornice. Këtë fill të nxehtë e hedh mbi fillin e bardh, pasiqë ai të jetë ftohur dhe të jetë forcuar. Pastaj komplet ëmbëlsirën e lë për 1 orë në një vend të ftohtë ose në frigorifer që të ftohet dhe të forcohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.