Ellis: Ky është frikësim i pastër dhe sulm mbi gjyqin

“Mendoj se është një krizë e vërtetë”, me këto fjalë e komenton rrjedhjen e pretenduar të dokumenteve nga Prokuroria e Specializuar në Hagë Mark Ellis, drejtor ekzekutiv i Shoqatës Ndërkombëtare të Avokatëve, me seli në Londër, dhe ekspert i së drejtës penale ndërkombëtare.

“Ky është frikësim i pastër dhe sulm mbi gjyqin, mbi procesin, mbi gjyqin e drejtë. Nëse jeni në një mjedis, ku grupe ose individë ofrojnë informacione për emrat dhe adresat e dëshmitarëve, atëherë i gjithë procesi, në thelb, kolapson. Nuk mund të funksionojë”, thotë Ellis .

Sipas tij, prokuroria është përgjegjëse për t’iu përmbajtur fuqishëm mbrojtjes së identitetit të dëshmitarëve.

“Kjo duhet të ndalojë. Në të kundërtën, rrezikohet i tërë procesi gjyqësor”, thotë ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.