Ballina / Shëndet & Fitnes / Eliksiri shtëpiak ua përmirëson pasqyrën e gjakut

Eliksiri shtëpiak ua përmirëson pasqyrën e gjakut

Shumë i shëndetshëm dhe i shijshëm – ky eliksir shtëpiak do t’ua përmirësojë pasqyrën e gjakut.

Zvogëlimi i sasisë së hemoglobinës në gjak, pabarësisht nga numri i rruazave të kuqe të gjakut (eritrociteve), e zvogëlon kapacitetin e gjakut që të transmetojë oksigjenin – dhe shkakton anemi.

Në mjekësinë popullore ka shumë receta për shtimin e hemoglobinës në gjak. Kjo bombë vitaminash apo eliksir shërues është ilaç jashtëzakonisht i mirë dhe i provuar për shtimin e hemoglobinës, ngritjen e nivelit të rruzave të kuqe dhe përmirësit të pasqyrës së përgjithshme të gajkut.

Për përgatitjen e këtij eliksiri ju nevojitet:

200 ml mjaltë
200 gr thelpinj arrash
200 gr rrush i terur
200 ml lëng karrote
200 lëng rrepani të kuq
2 limonë

Përgatitja:

Lajini limonët. Pritini në gjysmë dhe hiquani farat. Bluajini me lëvore (nëse janë të spërkatur – hiquani lëvoren) dhe vëni në një kavanoz të qeltë prej një litri. Në përzierjen e limonit të bluar shtojeni mjaltën, lëngun e kulluar të rrepanit të kuq dhe të karrotës. Përzijini.

Pas kësaj nëpërzierje shtoni arrat e grimcuara dhe rrushin e tharë. Përzijini përsëri. Do të fitoni rreth 1 kg të përzierjes së shndetshme e të shijshme. Ruajeni në kavanoz të qelqtë në frigorifer. Merrni tri herë në ditë nga një lugë para buke.

Provo po ashtu

Pse vuajnë njerëzit nga diabeti?

Diabeti mellitus apo sëmundja e sheqerit, është një çrregullim metabolik që karakterizohet nga rezistenca në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.