Ballina / Kulturë / Ekspozita e Van Gogut në Paris 
van gogu piktura

Ekspozita e Van Gogut në Paris 

Një galeri në Paris ua ofron vizitorëve mundësinë për t’u “zhytur” në ngjyrat e Vincent van Gogh si kurrë më parë.

“L’Atelier des Lumieres” është duke projektuar në dysheme e mure versionet e digjitalizuara të disa prej veprave më të famshme të artistit, duke përfshirë “Starry Night Over the Rhone” dhe “Churchyard in the Rain”, shkruan Reuters.

Duke përcjellë iluzionin e gurgullimës së ujit me efekte të dritës e të zërit, këtë spektakël e shoqërojnë skena të pasura nëpërmjet teknologjisë.

“Ne e kemi ‘Night Starry’, kemi luledielli dhe ngjyrat e ylberit”, ka thënë drejtori i galerisë Michael Couzigou për Reuters.

Me këtë projekt kjo galeri e hapur në prill të vitit të kaluar, dhe e cila në fokus ka artin digjital, synon që kryeveprave të artit pamor t’u japë një dimension krejt tjetër. Galeria është e para e këtij lloji në Francë.

“Ideja këtu është të ofrojmë diçka që është e ndryshme nga muzetë klasikë. Synojmë që vizitorëve t’u bëhet e mundur që të hyjnë brenda pikturave”, ka thënë Couzigou.

Ekspozita “Van Gogh, La Nuit Etoilée” (Van Gogh, nata e zgjuar) do të jetë në dispozicion deri më 31 dhjetor. Është projekti i dytë i galerisë së artit, pas një ekspozite të formatit të njëjtë me veprat e Gustav Klimtit (1862 – 1918) në vitin 2018, kur u inaugurua galeria.

Provo po ashtu

7 vjet nga ndarja nga jeta e poetit të madh shqiptar, Ali Podrimja

Janë bërë sot 7 vjet nga ndarja nga jeta e poetit të madh shqiptar, Ali …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.